Prokuroria e Posaçme njoftoi këtë të martë zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale, mes tyre edhe një tentativë për të vrarë juristin Mikel Prifti.
Sipas SPAK, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e juristit Mitri Prifti.
Mikel Prifti është një emër jo i panjohur në raportimet e kronikës së zezë.
Në Shtator 2021, ai u arrestua në Tiranës, në zbatim të një masë sigurie arrest me burg dhënë ndaj tij në mungesë nga gkjykata e rrethit për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Atentati
Akuzat lidhen me plagosjen e ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorë, në 29 Maj të të njëjtit vit, kur Prifti, sipas hetimeve, tentoi të vrasë me armë zjarri Edison Begajn.
Atentati ndaj Begajt ka ndodhur në derën e shtëpisë së tij kur ai sapo kishte zbritur nga makina. E gjithë skena është xhiruar nga kamera e sigurisë. Ka qenë ora 23:21 e datës 29 Maj dhe Begaj shfaqet duke parkuar makinën, ndërsa në automjet me të ndodhen edhe dy djemtë e mitur.
Pak çaste më vonë, ai del nga makina dhe mund të shihet duket ecur ndërkohë që merret me telefonin. Në këtë moment, nga pas makinës, në mes të errësirës shfaqet autori i atentatit. Atentatori i veshur me uniformë policie dhe me maskë në fytyrë i afrohet Begajt dhe shkëmben disa fjalë para se të hapë zjarr ndaj tij. Prifti ka shtënë 4 herë në drejtim të Begajt i cili është plagosur në të dyja këmbët.
Hetimet kanë zbuluar se 36-vjeçari ka plagosur Begajn për arsye të një sherri të mëparshëm. Disa ditë para ngjarjes të dy personat janë konfliktuar në një lokal sipas hetimeve në zonën e Lungomares, ku Edison Begaj e ka goditur 36-vjeçarin me shuplakë në publik.
Element i rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjes ka qenë edhe dëshmia e Begajt në polici, i cili ka treguar në lidhje me konfliktin.
Dëshmia në gjyqin e Shullazit
Më herët, në vitin 2017, ai ka dëshmuar në gjyqin për Emiljano Shullazin dhe grupit të këtij të fundit, në ish Gjykatën e Krimeve të Rënda. Rasti i tij mori vëmendje, pasi Mikel Prifti ndryshoi dëshminë. Teksa në dëshminë paraprake gjatë procesit hetimor, ai tha se Shullazi e ka kërcënuar, më vonë e mohoi pohimin para togave të zeza.
Fillimisht, ai ka deklaruar se si kushëriri i tij, ndërtuesi Jani Zaka, ishte kërcënuar nga Shullazi, i cili donte t’i merrte një parking nëntokësor, me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.
Por, ai ndryshoi qëndrimin e tij më pas. Juristi mohoi që kushëriri i tij të jetë kërcënuar. Ai u shpreh se Emiljano Shullazi i kishte kërkuar Jani Zakës që ta zgjidhte miqësisht konfliktin për parkingun nëntokësor.
Discussion about this post