GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Lazaratasi nuk harron zakonin, ngre plantacion kanabisi në Greqi

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Lazaratasi nuk harron zakonin, ngre plantacion kanabisi në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër shtetas shqiptarë, mes të cilëve dy drejtues të grupit, kanë rënë në prangat e policisë greke të dyshuar si autorë të kultivimit të një parcele me kanabis në ishullin grek të Evias.

Policia greke kishte siguruar informacion se prej muajit prill të këtij viti, Mustafa Gjolleshi 36 vjeë nga Lazarati dhe Edvin Xhaferi 45 vjeç nga Delvina, kishin ngritur një grup kriminal duke kultivuar në një zonë pyjore në Manikia të ishullit Evia në Greqi, një parcelë me kanabis.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar dje në mëngjes në vendin e dyshuar, u arrit të kapej dhe arrestohej ne flagrancë duke u kujdesur për bimët, 37 vjeçari nga Libohova, Robert Laraj.

Në vendin e ngjarjes u gjetën të kultivuara në 6 zona 1061 bimë narkotike kanabis sativa nga të cilat 103 në forma plastike si dhe dy çadra të ngritura enkas dhe pajisje për ujitjen e bimëve të furnizuara nga një burim.

Operacioni ka vazhduar në një banesë në Seta të Evias, ku është arrestuar Ardjan Shaipi 51 vjeë nga Tirana, i punësuar si shofer në një kompani Security. Në zonën e Filadelfias dhe Kipselit në Athinë, policia ka vijuar operacionin duke vënë në pranga 36-vjeçarin nga Lazarati, Mustafa Gjolleshi, mbajtës edhe i dokumenteve të ligjshme greke si dhe 45-vjeçarin nga Delvina, Edvin Xhaferi.

Këta dy të fundit sipas policisë greke ishin përgjegjës për organizimin e kultivimit të fidanëve të drogës, furnizimin dhe transportin e pajisjeve dhe furnizimeve nëpërmjet bashkëpunëtorëve në zonën e plantacionit si dhe transportin e drejtpërdrejtë të bashkëpunëtorëve të tyre në zonë, Laraj merrej me kujdesin e bimëve ndërsa Shaipi me transportin e anëtarëve të grupit dhe furnizimeve duke përdorur mjetin e kompanisë ku punonte.

Sipas policisë greke Gjolleshi dhe Xhaferi, për të vështirësuar identifikimin e tyre apo lidhjen e mundshme me veprimtarinë e paligjshme, kanë përdorur për lëvizjen e tyre një automjet pune me të dhënat e një pronari vendas dhe kur kishte defekt mekanik u detyruan të përdorin mjetin privat të Gjolleshit.

Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 1500 fara kanabis, telefona celularë dhe karta SIM, 940 euro dhe 1 automjet. Vlerësohet se fitimet e mundshme nga tregtia e drogës mund të shkonin në 1 milionë euro.

Etiketa: KanabisLazarat

Lajme të lidhura

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi
Aktualitet

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo
Aktualitet

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)
Aktualitet

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
Para
Dosja “Partizani”, Argita Malltezi: SPAK ka bërë mashtrim topografik

Argita Malltezi tregon gjendjen e Sokol Mëngjesit pas dhunimit: Ja pse u sulmua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit...

Lexo më shumë
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com