GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Katër arsye përse nuk ju zë gjumi natën, disa këshilla si të flini më mirë

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Katër arsye përse nuk ju zë gjumi natën, disa këshilla si të flini më mirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa net pa gjumë i ndodhin gjithsecilit në periudha të caktuara të jetës dhe zakonisht nuk janë shqetësuese.

Problemi fillon kur ju përjetoni pagjumësi në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk e kuptoni se çfarë po j’ua shkakton atë.

Mungesa e gjumit përtej lodhjes së tepërt dhe mbingarkesës së trurit, mund të bëhet shkak edhe për zhvillimin e një sërë sëmundjesh të organizmit.

Këtu përmendim obezitetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, diabetin e deri tek

Ndiqni më poshtë katër prej tyre të cilat evidentohen nga mjekët si faktorët kryesorë të shkatërrimit të gjumit të mirë.

Mosha

Sipas mjekëve mosha është një faktor shumë ndikuese kur flasim për pushimin e mirë të mendjes dhe trupit.

Tek personat e moshuar vihet re që ora biologjike e të fjeturit ndryshon gjatë viteve.

Duke u ngushtuar në kohë më të pakët pushimi dhe gjumë të parregullt.

Stili i jetesës

Një nga shkaqet më të zakonshme të pagjumësisë është padyshim stili jo i rregullit i jetesës.

Konsumimi i alkoolit pak orë para se të shtriheni për të fjetur, mund të jetë edhe shkatërrimi i gjumit tuaj.

Ushqimi para se të shkoni për të fjetur mund të jetë një tjetër arsye që provokon e acaron stomakun dhe organizmin.

Së fundi siç dihet kafeina është armiku më i madh i gjumit të mirë e të qetë.

Ekspertët thonë se ndryshimet e vogla tek stili i jetesës duke ndjekur këshillat e mësipërme do të sjellin ndryshime rrënjësore në trupin tuaj.

Ilaçet

Në shumë raste ilaçet që merrni për sëmundje të ndryshme mund të jenë duke luajtur rol kryesor tek pagjumësia.

Kryesisht disa lloje ilaçesh që përdoren për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut, azmën apo antidepresivët.

Funksioni i tyre mund të jetë të përshpejtojnë ose ngadalësojnë disa proçese të organizmit gjë që prish edhe gjumin e qetë gjatë natës.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet kronikë që zakonisht shfaqen teksa mosha kalon mund të jenë gjithashtu fatale për gjumin e mirë dhe pa ndërprerje.

Nëse vuani nga ankthi, depresioni, probleme të prostatës së zmadhuar, dhimbje kronike apo reumatizma të ndryshme mund të keni edhe probleme me gjumin.

Kjo ndodh për shkak se trupi në mënyrë të vazhdueshme funksionon në varësi të këtyre sëmundjeve duke ndaluar gjumin e qetë.

Disa këshilla për gjumë të qetë

Megjithëse të gjitha këto shkaqe janë shumë komplekse dhe të vështira për t’u parandaluar, mjekët japin disa zgjidhje.

Mundohuni të keni një rutinë të përnatshme gjumi, pra shtrihuni në krevat në të njëjtën orë çdo natë dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo mëngjes.

Qetësoni trupin dhe mendjen duke larguar mendimet në mënyrë që të bini në gjumë të thellë më lehtë.

Gjithashtu e rëndësishme është të evitoni pajisjet elektronike para gjumit.

Kjo pasi drita që ato lëshojnë stimulon trurin duke e zgjuar atë dhe larguar gjumin.

Flini në vende të errëta dhe të freskëta gjithmonë në mënyrë që trupi të mos ndjejë nxehtësi.

Mundohuni të kufizoni gjumin e shpeshtë  gjatë ditës edhe nëse ndiheni të lodhur në mënyrë që të flini më lehtë natën.

Etiketa: pagjumesia

Lajme të lidhura

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Ngjarja tronditëse në Shkodër, reagon Balla: Çdo grua të denoncojë dhunën, nuk ka justifikim…

PD akuzoi Ramën për dhunën ndaj avokatit, reagon Balla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

Një emigrant i ardhur nga Italia, tha se iu bashkua protestës së diasporës në ditën e 63-të për t’i dhënë...

Lexo më shumë
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com