GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia zbardh motivet e dhunës ndaj avokat Mëngjesit, 20 mijë euro kush jep informacione për autorët

18:47 - 29/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia zbardh motivet e dhunës ndaj avokat Mëngjesit, 20 mijë euro kush jep informacione për autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka zbuluar se njëri prej autorëve të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi është vetëdorëzuar në Polici.

Bëhet fjalë për shtetasin Dorian Alia, 32 vjeç.

“Nga veprimet hetimore rezulton se Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë.

Proces që është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të nënshkruara me studion ligjore ‘Alterun SHPK’. Është shoqëruar edhe shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë për veprën penale ‘vrasja e funksionarëve publikë mbetur në tentativë’. Ndërkonë Policia e Tiranës, e mbështetur nga RENEA vijojnë operacionin për kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim.

Për çdo informacion që do të çojë në kapjen e autorëve, Policia vë në dispozicion 20 mijë euro. Edhe një gjë, sapo është vetëdorëzuar një nga autorët kryesorë, Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, i cili po shoqërohet në Policinë e Tiranës”, tha Vocaj.

Ai tha se autorët kanë lidhej familjare më njëri-tjetrin (krushqi), ndërsa shtoi se shkak i dhunës është bërë prona e një familje që avokati ka marrë në mbrojtje.

“Nuk mendojmë se  autorët janë të paguar, por janë në lidhje krushqie më njëri tjetrin. Pas ngjarjes autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Njëri prej tyre ka lëvizur me Audi, 3 të tjerët në drejtime të ndryshme. Ata kanë marrë taksi dhe kanë shkuar drejt zonës së Astirit”, shtoi ai.

Etiketa: avokatKryesore1Polici

Lajme të lidhura

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Para
Vocaj: Po të jetë nevoja, do marrim masa për mbrojtjen e avokatit dhe familjarëve të tij

Vocaj: Po të jetë nevoja, do marrim masa për mbrojtjen e avokatit dhe familjarëve të tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com