GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tirana konkurron Milanon, Joni Peçi paguhet nga Veliaj për projektin “Kryeqyteti i Modës”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana konkurron Milanon, Joni Peçi paguhet nga Veliaj për projektin “Kryeqyteti i Modës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi i zgjidhi hallet e të pastrehëve nga tërmeti, mungesës së ujit të pijshëm, mbeturinave kudo dhe rrugëve të amortizuara, tashmë që shoi “zhurmën” e inceneratorit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur konkurrojë Milanon.

Kujtojmë së në fund të viti 2023, Tirana u shpall  “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Mes entuziazmit atë ditë Veliaj u shpreh “Tirana jo vetëm do të shkëlqejë, siç ka shkëlqyer gjithë këto kohë, por do të ketë aktivitetin kulturor më të pasur në Mesdhe. I gjithë Mesdheu do të jetë në Tiranë për kulturën që ofron Tirana, kryeqyteti ynë. Forca dhe gëzuar. Urime të gjithëve”.

Por prisni pak, se Veliaj e ka kapur kulturën në të gjitha dimensionet. Dhe i ka nisur punimet që tani që jemi në pjesën e  parë të vitit 2024. Me shpenzime të mëdha sepse synon që të konkurrojë Milanon në fushën e modës!

Të gjithë e dimë që pasarelat e modës mbahen në Milano, Paris, Londër dhe New Work, ku shkojnë nga gjithë bota ata që njihen për stilin dhe modën e veshjeve.

Epo Lali Eri do t’i sjellë në Tiranë dhe parashikohet që “Gucci dhe “LOUIS VUITTON” t’i bëjnë karshillëk Tregut Çam.

Këtë projekt Veliaj ia ka besuar kompanisë së modës “Joni Peci Store”. Më datë 10 maj 2024, Veliaj i ka dhënë Jonni Peçit tenderin “Projekt Kulturor, Tirana Kryeqyteti i Modës 2024”. Pra “Joni Peci Store” do të përgatisë pasarelën e Modës në kryeqytet dhe Lali Eri do t’i japë 50 milionë lekë nga taksat e qytetarëve.

Kontrata nuk është bërë ende publike, ndërsa tenderi është publikuar nga Open Data Albania. Theksojmë se ky është vetëm fillimi, pasi në 2025 me siguri kryetari Veliaj do të konkurrojë çdo pasarelë mode në botë.

Prej kohësh u kuptua se Tirana dhe Kali Eri kishin nevojë për famë ndërkombëtare dhe po bëhet realitet.

Në ceremoninë e prezantimit të gjetjeve të Monitorimit 2017, organizuar nga INFOCIP dhe mbështetur nga “Olof Palme Center” dhe Qeveria Suedeze, kryebashkiaku Erion Veliaj mori çmimin si institucioni më transparent ndaj qytetarëve. Komisioni Europian i dha kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Pazari i tek Avni Rustemi mori  çmimin “Projekti rinovues më i mirë i vitit” për Europën.

Po ashtu, kryebashkiaku Veliaj është nderuar në Samitin e Qyteteve në Ankara me çmimin Tirana qyteti më inovator.

Kujtojmë se në vitin 2023, Tirana ishte ‘Kryeqyteti i Rinisë dhe Sporteve’ dhe e vetmja gjë që bënte Lali Eri ishin disa aktivitete mes gjimnazeve në Tiranë.

Aktualisht, Erion Veliaj është president i qyteteve të Ballkanit i zgjedhur nga iniciativa B40 Network Presidency. Pritet që çmimi i ardhshëm që do të marrë kryetari Veliaj t’i dorëzohet nga Joni Peci për “kontributin në njohjen e Tiranës si Kryeqytet të Modës”.

Nuk e dimë se si e vlerëson Honi Peci veshjen e kryebashkiakut, por ka shprehur dikur admirim për stilin e kryeministrit Rama. “Unë do i jepja ndoshta notën 9. Nuk i përkas asnjë force politike, dhe po them mendimin tim në lidhje me të. Kur unë kam bërë modë dikur, më tregonin gishtin duke më vendosur epitete të ndryshme, ndaj nuk më pëlqen të komentoj për veshjen një personi tjetër. Por dua të them që kryeministri Edi Rama shpesh herë është i veshur mjaft këndshëm”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: erjon veliajJoni Peci storeqyteti i modes

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Italia e la të lirë, arrestohet në Rinas rusi që doli kundër Putinit

Gjykata cakton 15 ditë burg për kritikun e Putinit të arrestuar në Rinas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë
Aktualitet

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zbuluar një skemë të dyshuar vjedhjeje dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş