GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtetuesja zbardh vendimin që rrëzoi kërkesën e opozitës për Butrintin

18:15 - 30/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kushtetuesja zbardh vendimin që rrëzoi kërkesën e opozitës për Butrintin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 24 prillit, ku ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e opozitës  për shfuqizimin e ligjit për administrimin e parkut të Butrintit, duke lënë në fuqi, marrëveshjen për administrimin e këtij parku, nga fondi I menaxhimit të Butrinit.

Gjykata mori në shqyrtim në themel vetëm pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të lidhur me parimin e shtetit të së drejtës.

Kushtetuesja doli ne konkulzionin qe pavarësisht kalimit të kompetencave të Fondacioni, shteti vijon të ruaje atributet për pronesinë, duke e lënë në fuqi, marrëveshjen.

“Kushtetuesja” argumenton mes të tjerash se marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij në drejtim të identifikimit dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.

“Bazuar në sa më sipër, në vlerësimin e të drejtave, detyrimeve dhe kompetencave të secilës palë, në kuptim të termave të administrimit që përcaktohen në Marrëveshjen e Administrimit objekt gjykimi, Gjykata arrin në përfundimin se, nga njëra anë, për nga natyra e tyre, të drejtat e FMB-së nuk tejkalojnë ato të një administrimi të zakonshëm dhe, nga ana tjetër, marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij parësor në drejtim të identifikimit, mbrojtjes, konservimit, prezantimit dhe transferimit të vlerave të trashëgimisë kulturore, por ruan dhe garanton këtë rol, i cili ushtrohet përmes formave të ndryshme të kontrollit të veprimtarisë së administrimit indirekt, për sa kohë që FMB-së nuk i është njohur ndonjë status i privilegjuar ligjor, duke iu nënshtruar ky entitet parashikimeve ligjore të zbatueshme, ashtu si çdo entitet tjetër i së drejtës”, thuhet mes të tjerash në vendimin e Gjykatës.

Po ashtu GJK vlerëson se marrëveshja për Fondacionin për Menaxhimin e Butrintin nuk i heq shtetit të drejtat për ruajtjen e trashëgimisë.

Po ashtu në vendimin e ‘Kushtetueses’ argumentohet se pretendimi për cënimin e identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore nuk qëndron, pasi Fondacioni ka karakter meanaxhues për Butrintin.

“Në analizë të dispozitave kushtetuese dhe konventore Gjykata konstaton se, ndonëse në thelb ato ndalojnë zhveshjen e shtetit nga këto atribute, nuk parashikojnë në mënyrë të shprehur formën se si ato ushtrohen, pra nuk parashikojnë ndonjë formë ekskluziviteti në administrimin e pasurive kulturore dhe natyrore dhe as nuk ndalojnë forma të ndryshme të mbrojtjes dhe konservimit. Konventa e Parisit ka identifikuar se masat e nevojshme për këtë qëllim kanë natyrë juridike, shkencore, teknike, administrative dhe financiare, por ajo ka lënë në vlerësimin e shteteve palë formën dhe mënyrën në të cilën do të ushtrohet kjo mbrojtje dhe masat e nevojshme për përmbushjen e rolit të shtetit. Nga ana tjetër, edhe pse neni 17 i Konventës së Parisit parashikon se shtetet palë mund të inkurajojnë themelimin e fondacioneve kombëtare publike dhe private ose organizatave me qëllim ftimin e donacioneve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, kjo në vetvete është tregues se përfshirja e të tilla fondacioneve jo vetëm nuk përjashtohet, por inkurajohet në administrimin e pasurisë, për sa kohë që ruhet në çdo rast roli parësor i shtetit sipas kësaj konvente”, thuhet në njoftimin e GJK.

Po ashtu gjykata argumenton se marrëveshja nuk vë në dyshim natyrën e pasurisë kulturore, objekt i Marrëveshjes së Administrimit dhe vlerat e jashtëzakonshme të saj.

“Gjykata vlerëson të theksojë se ajo nuk vë në dyshim natyrën e pasurisë kulturore objekt i Marrëveshjes së Administrimit (Parku Kombëtar i Butrintit) dhe vlerat që ka kjo pasuri në drejtim të identitetit dhe trashëgimisë kulturore, ashtu edhe vlerat e jashtëzakonshme universale të saj, dhe as detyrimin e shtetit për të garantuar dhe mbrojtur këto vlera të jashtëzakonshme, si në kuptim të nenit 3 të Kushtetutës, për sa kohë që ato përfaqësojnë bazat e shtetit, ashtu edhe në kuadër të detyrimeve ndërkombëtare. Po kështu, bazuar në sa më sipër, Gjykata nuk vë në dyshim as skemën e administrimit indirekt të miratuar nga ligji nr. 27/2018, për sa kohë që ky model rezulton të jetë i lejueshëm nga neni 3 i Kushtetutës dhe parashikimet e Konventës së Parisit, pasi në përmbushje të delegimit kushtetues ligjvënësi ka ndërhyrë për parashikimin e regjimeve të posaçme për përdorimin dhe shfrytëzimin e këtyre pasurive, me qëllimin që të sigurohen format”, thuhet në një tjetër pikë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

 

 

 

Etiketa: Butrintkushteteuese

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Alizoti: ‘Rilindja’ e Ramës nuk të mban as në qeveri dhe as në punë nëse nuk vjedh për ata

Alizoti: ‘Rilindja' e Ramës nuk të mban as në qeveri dhe as në punë nëse nuk vjedh për ata

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com