GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Komisioni”/ Bylykbashi: Dënim me vdekje për opozitën nëse bëhemi palë me Ramën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Komisioni”/ Bylykbashi: Dënim me vdekje për opozitën nëse bëhemi palë me Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se mazhoranca po përpiqet të krijojë një supër komision për të futur duart në institucionet e drejtësisë dhe në ato të pavarura, me qëllim mbulimin e korrupsionit të saj 11 vjeçar.

Komentet Bylykbashi i bëri në Euronews Albania, ku tha se nëse opozita do të bëhet palë në këtë komision, i ashtuquajtur anti-korrupsion, atëherë sipas tij, do të jetë një ‘dënim me vdekje’ për të para zgjedhjeve të vitit 2025.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë edhe më parë, për ta implikuar opozitën në këtë komision dhe më pas ta asgjësojë atë.

“Një pjesë e deputetëve që ishin në sallë votuan kundër. Ne do të votonim kundër nëse do të ishim në sallë. Ky ishte një qëndrim që u shpalos që në momentin e Rezolutës. Rezoluta i shpjegon qëllimet e mazhorancës. Për të futur duart në të gjithë institucionet, jo vetëm në sistemin e drejtësisë. Por edhe institucionet e tjera të pavarura.

Në fundin e mandatit të tretë hedhin ofertën për të bërë reformimin e shtetit, me qëllim që të mbulojnë gjithë atë që ka ndodhur. Rama ka ardhur në momentin që rotacionin politik që ndodh me votë ta shndërrojë në një rotacion ministrash. Rama përsërit veten. Në momentin që bëhet oferta për t’u ulur në një komision parlamentar, që do të marrë në dorë funksionimin e shtetit, ka ligje me 3/5.

Ky komision do shkojë shumë më largë se kaq për të bërë ndryshime në ligjet e Reformës në Drejtësi. Është një paketë e përgatitur. Ajo që është e nevojshme është që si mundet që të bëhet palë në këtë histori edhe opozita në vitin e fundit para zgjedhjeve dhe për rrjedhojë opozita të asgjësohet.

Të bëhesh palë në momentin e fundit praktikisht është dënim me vdekje për opozitën. Sigurisht që ka ligje që vlen të diskutohen dhe shqyrtohen nga palët. Por ne kemi një ligj tjetër që po përpiqemi ta bëjmë, që është kodi zgjedhor, që Rama e ka bllokuar për momentin”, tha Bylykbashi.

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor
Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

18:05 - 15/07/26
Zhvillim i ri në çështjen Veliaj, ndryshon trupa e Gjykatës së Lartë që do të shqyrtojë rekursin
Aktualitet

Zhvillim i ri në çështjen Veliaj, ndryshon trupa e Gjykatës së Lartë që do të shqyrtojë rekursin

17:18 - 15/07/26
“Në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Belinda Ballukun
Aktualitet

“Në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Belinda Ballukun

16:53 - 15/07/26
Para
Nuk e fitoi dot “BBV3”/ Jul Deda rrëfen gabimin që ka bërë

Nuk e fitoi dot “BBV3”/ Jul Deda rrëfen gabimin që ka bërë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump bën deklaratën e fortë: Putin është gati për paqe, lufta në Ukrainë mund të marrë fund para vitit 2028
Botë

Trump bën deklaratën e fortë: Putin është gati për paqe, lufta në Ukrainë mund të marrë fund para vitit 2028

18:45 - 15/07/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se beson se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të...

Lexo më shumë
Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

18:42 - 15/07/26
Angli-Argjentinë, rivaliteti që ka shkruar historinë e Botërorit! Nga “Dora e Zotit”, te dueli i ri për finalen

Angli-Argjentinë, rivaliteti që ka shkruar historinë e Botërorit! Nga “Dora e Zotit”, te dueli i ri për finalen

18:21 - 15/07/26
Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

18:05 - 15/07/26
Revolucion në finalen e Botërorit? FIFA pritet të thyejë rregullin 15-minutësh për spektaklin e madh

Revolucion në finalen e Botërorit? FIFA pritet të thyejë rregullin 15-minutësh për spektaklin e madh

17:40 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com