GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

PE letër Serbisë: Mos diskriminoni shqiptarët e Luginës së Preshevës!

20:28 - 31/05/24
në Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
PE letër Serbisë: Mos diskriminoni shqiptarët e Luginës së Preshevës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, Parlamenti Evropian ka bërë një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, ku përmes një letre zyrtare, kanë kërkuar qeverisë së Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.

Letrën e nënshkruar nga Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, e ka bërë publikuar Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Në këtë letër sipas Kamberit janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.

“Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Postimi i plotë:

Ditë e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës!

Sot, Parlamenti Evropian ka bërë një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë!

Përmes një letre zyrtare, të nënshkruar Viola Von Carmon, Rainer Ëieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten: kanë kërkuar Qeverisë së Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.

Në këtë letër, Parlamenti Evropian i kujton qeverisë serbe se:

Shqiptarët në Luginë vazhdon të përballet me forma të ndryshme diskriminimi, përfshirë ‘pasivizimin’, dhe ka qasje të kufizuar në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.

Janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.

Mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrugën e Serbisë për në BE.

Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës!

Etiketa: PESerbishqiptarë

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe
Botë

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Para
Berisha: Beteja për çlirimin e bashkisë nga kryehajduti Erion Veliaj është e shenjtë

Berisha-Ramës: Nëse do të luftosh korrupsionin dorëzoja komisionin opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com