GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndeshja ndaj Liechtenstein, trajneri Silvinjo dhe Gjasula në konferencë për shtyp: Gjendja e shkëlqyer…

12:26 - 02/06/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndeshja ndaj Liechtenstein, trajneri Silvinjo dhe Gjasula në konferencë për shtyp: Gjendja e shkëlqyer…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp në prag të miqësores që do luhet të hënën ndaj Liechtenstein.

“E para këtu në qendrën stërvitore është një atmosferë shumë e mirë. Donim që grumbullimin ta nisnim në Tiranë për të ndjerë atmosferën dhe emocionin që kanë njerëzit. E kemi ndjerë publikun shumë afër nesh. Kemi ardhur në Austir për të punuar dhe të përgatitemi sa më mirë për Europianin.

Kemi Seferin që luajti ndeshje me datë 29 dhe më pas u bashkua me skuadrën. Është Abrashi që luajti ndeshjne me 31 dhe u bashkua me ne. Kemi edhe kapitenin Gjimshitin që ka edhe një ndeshje për të luajtur me klubin dhe më pas do përgatitet me Kombëtaren. Kam parë te skuadra motivimin dhe karikimin e duhur.

Europiani është një turne shumë i shpejtë dhe dinamik. E dimë që kemi lojtarë që vijnë në situata të ndryshme, në lidhje me minutazhin që kanë pasur ndër klube. Kemi nisur përgatitjet prej 3-4 ditësh edhe për ato lojtarë që kanë luajtur më pak.

Për sa i përket formës fizike mendoj që lojtarët janë në gjendje të mirë dhe mund ta përballojnë Europianin. Duhet të përgatisim lojtarët sa më mirë që të japin kontributin e tyre për ekipin. E rëndësishme është që në momentin që aktivizohen të japin maksimumin në fushën e lojës.

Në një turne të tillë 1 minutë mund të bëjë diferencën. Shkojmë të marrim pjesë në një turne shumë të shpejtë. Është një kohë që çdo detaj mund të bëjë diferencën. Për mua lojtari që nuk e kupton këtë situatë, i bie që të mos jetë në gjendje të hyjë në fushën e lojës”, u shpreh ai.

Mesfushori i kombëtares, Klaus Gjasula iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të miqësores me Liechtenstein.

“Unë jam mesfushor, kam ndihmuar edhe Darmshtadin si mbrojtës, por unë do jap maksimumin. Ajo varet nga zgjedhjet e trajnerit, unë jam për të ndihmuar ekipin dhe pastaj të shohim çfar mund të ndodh.

Kemi disa muaj që nuk kemi luajtur bashkë, ndeshja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Ndoshta nuk është kombëtare shumë e fortë por do provojmë të nxjerrim atë se çfarë kemi bërë në stërvitje, ky është objektivi.

Europiani është gjithmonë një gjë e veçantë, mezi po presim që të kalojnë ditët. Kemi shumë punë përpara, ndeshjet dhe stërvitjet që të përgatitemi shumë mirë për takimet e Europianit.”, u shpreh ai.

Etiketa: Silvinjo

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Mediu thirrje opozitës: Bashkimi, e  vetmja rrugë për t’u përballur me keqqeverisjen e Ramës

Mediu thirrje opozitës: Bashkimi, e vetmja rrugë për t’u përballur me keqqeverisjen e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com