Një i ri i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Shënkoll të Lezhës.
Në pranga u vu Kristo Biba, 28 vjeç, i lindur në fshatin Domgjon-Lezhë, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, konfirmoi policia.
Gjykata e Tarragonës, shtuan të njëjtat burime, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Discussion about this post