GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Investigimi i RAI3, opozita protestë të enjten para Kuvendit

13:55 - 03/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hajduti bërtet: “kapeni hajdutin”, PS miraton komisionin anti-korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka reaguar lidhur me investigimin e “Rai 3”, teksa ka thënë se sipas tij, Shqipëria në sytë e Europës dhe botës është një shtet i mafias dhe i drogës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka quajtur qeverinë e drejtuar nga Rama “narkoshtet” për të cilën ka thënë që duhet të largohet në mënyrë që shqiptarët të mos ikin nga vendi i tyre.

Në fund të fjalës së tij, Berisha ju bëri thirrje qytetarëve të protestojnë të enjten në orën 11:00 tek parlamenti i Shqipërisë, ku të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Deklarata

“Shqipëria sot paraqitet para opinionit publik, evropian dhe botëror, si gazi i dheut, si shteti i mafias, drogës dhe krimit. Në dokumentarin e mbrëmshëm të RAI-3, emisioni më i ndjekur i të gjithë medieve italiane për narkoshtetin shqiptar, Edi Rama, vëllai i tij Olsi, qeveritarët, leitnantët damkosen përfundimisht si bosët më të rrezikshëm të mafias në Europë. Them më të rrezikshëm sepse këta janë mafiozët në pushtet. Është ky narkoshtet që ne denoncuam para jush, me forcën më të madhe dhe opinioni publik botëror që me instalimin e tij, me vendimin e kanabizimit të Shqipërisë, i cili dikton tashmë çdo ligj, çdo kod, çdo rregull.Është ky narkoshtet që me fuqinë e tij, ndërmori agresionin më të pashembullt ndaj shqiptarëve Është ky shtet i krimit dhe mafias, që nuk njeh ligje, kushtetutë dhe as norma. Që mobilizoi mafian ndërkombëtare në një sulm të pashembullt për shkatërrimin e opozitës shqiptare, si zëdhënëse e vetme e qytetarëve të ndershëm shqiptarë, e atdhetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

“Është ky narkoshtet me në krye Edi Ramën që po ndan me familjarët e vet fonde dhe pasuri publike të shqiptarëve si në asnjë vend tjetër. Arben Ahmetaj është dëshmitarë okularë. Është njeriu që i ka parë në zyra Pëllumb Gjokat, Troplinët, Abdylët, Ndokët, Rrajat, Dervishët, Çelët, duke marrë urdhra kundër opozitës. Bajrët për vjedhjen e votave. Është Arben Ahmetaj që ka parë aty Edi Ramën, siç kemi njoftuar tek miratonte planet e resorteve të tyre. Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar dyshimet shumë të mëdha që ekzistojnë në përdorimin e ‘Ismailit’, avionit taksi të Edi Ramës për transportin me baule diplomatike të ngarkesave të mëdha të narkoeurove dhe kokainës. Pra, jemi siç e shifni, në një narkoshtet që me tentakulat e tij ka zhdukur votën e lirë. Po plaçkit pasuritë e shqiptarëve dhe i dëbon ata jashtë vendi.

Se në rast se do të njiheshit me dosjet e ‘Metamorfozës’ me dosjet e 7 familjeve mafioze, bosët e të cilëve u larguan pa u hyrë ferra në këmbë, nga Shqipëria. Në rast se do të njiheshit me përmasat e dosjes McGonigal, me përmasat e mafias tjetër ndërkombëtare që me Edi Ramën në aleancë, vepron kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre, ju do të kuptonit se ajo që keni dëgjuar, është thjeshtë një kapitull, apo si të thuash maja e ajsbergut e asaj që ju kërcënon qenin tuaj, kërcënon fëmijët tuaj, kërcënon pasuritë tuaja, kërcënon jetën tuaj”, shtoi ai.

“Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, ju bëj thirrje ditën e enjte në orën 11:00, të grumbullohemi para parlamentit të krimit për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama. Kalimin në një qeveri teknike dhe natyrisht zgjedhje të lira dhe të ndershme. Beteja jonë për largimin e të keqes së madhe që quhet Edi Rama, është betejë për jetë a vdekje, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, integrimin europian të Shqipërisë. Ndaj dhe ftoj shqiptarët të lënë çdo gjë, të mblidhemi para parlamentit në orën 11:00 të enjten”, përfundoi ai.

Etiketa: Opozitaprotesterai3

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Mbi 50 viktima nga vapa ekstreme në Indi

Mbi 50 viktima nga vapa ekstreme në Indi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com