Një skenë korrupsioni është goditur në radhët e policisë kufitare, ku AMP ka ekzekutuar masat për 7 efektivë, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Për 3 nga efektivët është caktuar masa arrest në shtëpi, 4 detyrim paraqitjeje dhe 8 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë.
Ndërsa masë sigurie arrest në burg i është komunikuar edhe ish-kreut të Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmanaj, i cili ndodhet në qeli pasi u kap më 21 maj duke transportuar 1 kg kokainë. Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit kalonin drejt vendeve të BE qytetarë kundrejt ryshfetit nga 50 deri në 500 euro.
Gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 3 policiët Sokol Xhika, Aris Drini, Ermal Mesi. Ndërkohë, detyrim paraqitjeje është vendosur për 4 të tjerë: Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prenci, dhe Rei Shenjtolli. Ndaj 8 efektivëve rëndon akuza për veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa Sulejmanajt i shtohet edhe një akuzë e re, “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Skema
Bisedat telefonike të një pronari agjencie të arrestuar për drogë, kanë çuar në zbardhjen e një skeme ku lejoheshin të kalonin përmes Aeroportit të Rinasit drejt BE të personave që e kishin të ndaluar.
Eneo Sulejamanaj, i cili kishte në pronësi një agjensi për shitje biletash, u vendos në pranga për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokuroria e Tiranës pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.
Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se Sulejmani kontaktonte me efektivin e aeroportit Briken Tereziu dhe i dërgonte të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensinë e tij, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS nëse plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.
Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore me punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të parave
Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jepte udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryente pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Unionit
Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.
Masat e sigurisë
Në kërkim: Inspektor Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”
Arrest në burg: Eneo Sulejamanaj, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal.(Ne qeli)
Arrest shtëpie
Inspektor Sokol Xhika, Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,
Inspektor Ermal Mesi, Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Aris Drini, Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Detyrim Paraqitje
Inspektor Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,
Inspektor Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Lexo edhe: “Kemi një gocë për Bari”/ Zbardhen përgjimet me punonjësin e policisë në Rinas
Discussion about this post