GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mungon personeli, paga e punonjëseve të pastrimit deri në 1,000 euro/muaj

07:56 - 05/06/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Mungon personeli, paga e punonjëseve të pastrimit deri në 1,000 euro/muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demografike dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijon të shtojë kërkesën për punësime për staf shërbimi me rroga deri 1,000 euro në muaj, kryesisht në zonat bregdetare. Përveç punësimeve për shefa kuzhine me paga nga 3,000 – 3,500 deri në 5,000 euro në muaj në struktura të veçanta, apo kamarier me pagë 1,000 euro dhe ndihmës kamarier me pagë 800 euro, tashmë nga bizneset në Jug po kërkohen edhe punonjëse për pastrimin me pagë mujore 800 deri në 1,000 euro.

Në njoftimin e ngjitur në një nga pallatet zonës “5 maji” në Tiranë, një biznes në Sarandë ofron punësim për punonjëse pastrimi, me pagë nga 800 deri në 1,000 euro në muaj, përfshirë akomodim dhe ushqim falas. “Kërkohen sanitare për sezonin veror në Sarandë. Akomodimi dhe ushqimi falas. Paga 800 deri në 1000 Euro”, thuhet në njoftim.

Pagesat e punonjësve të pastrimit janë shtrenjtuar edhe në Tiranë. Tarifa e kërkuar për një orë pastrim varion nga 500 lekë deri në 1,000 lekë. Nga ekspertët e sektorit të punësimit, u parashikua që edhe sivjet, oferta më e madhe për punësime me paga të larta do të jetë nga bizneset HoReCa (Hotele-Restorante-Katering) në bregdet, të cilat e kanë të pamundur të plotësojnë stafet nga fuqia punëtore e zonave, çka ka sjellë transferimin e përkohshëm të atyre nga Tirana apo zona të tjera.

 “Kjo dukuri është përforcuar sidomos gjatë dy viteve të fundit. Për ta lehtësuar këtë proces dhe për të rritur mundësinë e zgjedhjes së fuqisë punëtore më të kualifikuar operatorët ofrojnë akomodim, ushqim falas, etj. për fuqinë e tyre punëtore, që transferohet tek ata nga Tirana apo zona të tjera relativisht larg nga zona ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre të biznesit”, pohoi më herët për Monitor Indrit Puteci drejtues i agjencisë së rekrutimit “Profesionisti” të Çelësi Group.

Henri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, pohoi më herët se bizneset që ofrojnë paga të ulëta e kanë të vështirë mbajtjen e punëtorëve. Për zgjidhjen e krizës së fuqisë punëtore sipas tij ka ardhur kohë që në tërësi sektori duhet të ndryshojnë sjellje ndaj punonjësve, si për oraret e punës, ofrimin e ushqimit ndaj personelit, si dhe të rishikojnë sërish pagat.

 “Puna jashtë orarit duhet të paguhet. Bizneset duhet të rishikojnë edhe rrogat e punonjësve, pasi duke rritur pagat nuk është e nevojshme më të mbahen 2 punonjës për të bërë 1 punë. Ndërsa për sa i përket ofrimit të ushqimit për personelin është një çështje që nuk diskutohet më në të gjithë botën, kurse te ne disa e japin, të tjerë e konsiderojnë luks”, pohoi ai. Jahja sakaq tha me herët se rritja e kostos për mbajtjen e fuqisë punëtore me paga të lartë ka shtrenjtuar çmimet e restoranteve në Vlorë dhe Sarandë nga 26 deri 33%.

 “Nëse vjet çmimi minimal për person në restorantet e këtyre qyteteve varionte nga 2,000 deri 2,200 lekë, këtë sezon ka arritur deri 3,000 lekë për person”. Në terësi në sektorin e bareve dhe restoranteve sipas të dhënave të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, si në nivel menaxherial edhe për stafin e brendshëm, rrogat e punonjësve janë gati dyfish më të larta se vitin e kaluar. /Monitor

Etiketa: mungese personeli

Lajme të lidhura

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Para

Këmbimi valutor, me sa këmbehen valutat sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25

Kryetari i PD Sali Berisha u shpreh dje se  organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane...

Lexo më shumë
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com