GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi te “ligjet”: Burri i Ermonela Felajt, i vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar vetingut

12:21 - 05/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi te “ligjet”: Burri i Ermonela Felajt, i vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar vetingut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës në Komisionin e Ligjeve ku po raporton nënkryetari KLP-së Tartar Bazaj, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se i vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar procesit të vettingut është bashkëshorti i Ermonela Felajt, prokurori Bledar Valnikaj.

Bardhi tha se është në dijeni që ka një vendim gjykate, por sipas tij, kjo nuk e pengon që ai t’i nënshtrohet vetingut. Gjithashtu, Bardhi denoncoi edhe emërimet e familjarëve të tjerë Ermonela Felajt që kanë “pushtuar” Prokurorinë e Tiranës.

“Ka vetëm një rast. Po e them unë kush është. U referua si magjistrat. I vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar as sistemit të vettingut as sistemit të hyrjes si rishtar në sistemin e Drejtësisë është prokurori Bledar Valnikaj që rezulton të jetë bashkëshorti i deputetes se PS Ermonela Felaj. I vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar procesit të vettingut në të dyja sistemet. Unë e di që ka një vendim gjykate, por kjo nuk e pengon që t’i nështrohet vetingut. Kemi një prokuroror, që është një nga prokuroritë më të rëndësishme në vend që nuk i është nënshtruar vetingut në të treja kriteret.

Ky Kuvend dhe Republika e Shqipërisë ka marrë një vendim që çdo prokuror që do të qëndrojë në sistem do të kalojë Vettigun, 3 pikat. Na rezulton vetëm një rast specifik. Emërimi i bërë nga KLP-ja pa iu nënshtruar asnjë prej sistemeve, qoftë ai klasik, qoftë ai rishtas, rezulon që një prokuror është shmangur të dyja sistemet. Një prokuror nuk ka kaluar sistemin e Vettingut. Janë emëruar 4 pjesëtarë nga një familje në një prokurori të vendit. Ky është rast unik. Ndjesë se nuk qenkan 4 por janë 3 anëtarë të një familjeje dhe një oficer i policisë gjyqësore. Por, sërish 4 anëtarë të një familje tek një institucion. Unë e shoh si shqetësim që 4 anëtarë të familjes së një deputete të PS kanë pushtuar Prokurorinë e Tiranës. E kanë bërë si pronë të familjes”, tha Bardhi.

“Është shumë shqetësim që 4 familjarë të një deputete socialiste kanë pushtuar prokurorinë e Tiranës. Pashë që për deputetët e PS dhe anëtarët e KLP që s’është shqetësim. E drejta juaj. Ju sugjeroj më duket ka nja dy motra e tre vëllezër deputetja në fjalë, Votojini dhe ata dhe çojini prokurorë te prokuroria e Tiranës dhe gjithë të tjetër degdisini në Gjirokastër, në Tiranë, ku të mundeni, domethënë prokuroria e Tiranës është pronë e kësaj familje”, shtoi ai.

Etiketa: Ermonela FelajGazment Bardhi

Lajme të lidhura

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar
Aktualitet

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

14:07 - 23/04/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Para
Tenderi: Shteti del “në shitje”, jep pronat e veta tek privati, në këmbim do marrë zyra

Tenderi: Shteti del “në shitje”, jep pronat e veta tek privati, në këmbim do marrë zyra

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar
Aktualitet

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

14:07 - 23/04/26

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer...

Lexo më shumë
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

12:42 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com