GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni TIMS, Salianji: Jam llahtarisur nga paligjshmëritë, është cënuar siguria kombëtare

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Ballës dëshmon Rrumbullaku, Salianji-socialistëve: Hapni dyert për mediat, keni frikë nga e vërteta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka treguar detaje nga hetimet.

Salianji u shpreh se “jam llahtarisur nga mali i paligjshmërie që kemi zbuluar, qoftë nga pyetja e dëshmitarëve qoftë nga ballafaqimi me dokumentet”.

Ai theksoi se të dhënat e sistemit TIMS janë hakëruar dhe gjenden online, duke shtuar se kanë pasur akses persona të pautorizuar. Përballë kësaj situate, ai tha se ‘kemi kërkuar mbledhje urgjente sepse jemi në kushtet e cenimit të rëndë të sigurisë kombëtare’.

“Jo vetëm që jam befasuar  por jam llahtarisur nga mali i paligjshmërie që kemi zbuluar qoftë nga pyetja e dëshmitarëve qoftë nga ballafaqimi me dokumentet.

Përjashto dëshminë e personit nën arrest shtëpie, dy të tjerat nuk kishin asgjë që klasifikohen si sekret shtetëror.

Nuk kishte fare informacione të klasifikuara. E them me përgjegjësi, në diskutim 6 orë me drejtorin e policisë nuk gjej asnjë element që përbën sekret shtetëror, janë publike.

Emërimet e reja në policisë së shtetit, janë bërë në një formë të paimagjinueshme. Kanë aplikuar përpara se të krijoheshin funksionet. Drejtuesit e rinj kanë filluar punë përpara se të merrnin emërimet.

Përgjigja në shumë raste ishte që “janë gabime njerëzor”. Ky hetim ka zbuluar anë të errëta në sistemin TIMS.

Për aq sa më lejohet, ju them me bindje se na u konfirmua që ka pasur ndërhyrje dhe që sistemi TIMS gjendet online për shkak të hakërimit ndodhet në një web të caktuar online dhe të dhënat e qytetarëve janë aty.

Kemi kërkuar mbledhje urgjente sepse jemi në kushtet e cenimit të rëndë të sigurisë kombëtare.

Në sistemin TIMS ka pasur persona që ka pasur akses në mënyrë të pautorizuar dhe persona që pavarësisht se futnin dokumentet në sistem, për personat në kërkim sistemi nuk i nxirrte, ngre dyshime se janë përdorur nga persona me rekorde kriminale.

Na u tha që të dhënat e këtij sistemi janë hakëruar dhe na kanë thënë që janë online. Kjo është e gjithë logjika skandaloze e gjithë kësaj çështje. Sistemet e policisë së shtetit sensitive janë në duar të pasigurta dhe të paautorizuara. Do të përfundojmë hetimin brenda afateve, që është data 21 korrik dhe të gjitha gjetjet dhe raportin përfundimtar do e çojmë në organet e drejtësisë, SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm, sikundër e parashikon ligji.

Nuk ka asnjë sekret shtetëror në dëshmitë e dhëna deri më tani.

Të dhënat që morëm nga drejtuesit e Policisë së Shtetit ishin llahtar. Ajo që mund të them është se është keqpërdorur jo vetëm policia e shtetit, por edhe ligji”, u shpreh ai.

Etiketa: KomisioniSalianjisiguria

Lajme të lidhura

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Para
Nga përplasja me deputetin te pritja me fjalimin e Duçes/ Çfarë nuk u pa nga vizita e Melonit në Lezhë

Incident në Gjadër, deputeti i opozitës italiane gjakoset nga truprojat e Melonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka kaluar një moment shumë të vështirë pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Dinamos...

Lexo më shumë
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com