GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhen prapaskenat, si e detyroi Rama të dorëhiqej kryebashkiaken e Himarës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen prapaskenat, si e detyroi Rama të dorëhiqej kryebashkiaken e Himarës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në letrën ku Blerina Balaj njoftonte dorëheqjen nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë Himarë zor se mund të gjeje diçka të vërtetë për sa i përket motivit të largimit. Vendimin që ajo e justifikon për “shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë”, është në fakt një akt i detyruar nga kupola politike e Partisë Socialiste dhe vetë Edi Rama. Lapsi.al mëson nga burime të besueshme prapaskenat e përplasjes që sollën largimin e kryetares së komanduar në Himarë pas arrestimit të Jorgo Goros.

Në përfundim të takimit të datës 24 maj në Himarë, ku Rama dha shfaqjen e radhës propagandistike të shpërndarjes së certifikatave të pronësisë dhe në një formë zyrtarizoi Vangjel Tavon si kandidatin e tij të ardhshëm për atë bashki, u zhvillua një mbledhje me strukturat lokale të PS-së.

Aty me tone të ashpra vetë kryeministri iu drejtua Blerina Balajt me fjalët “mblidh burrin…” dhe vazhdoi më tej ta demaskonte kryetaren e komanduar të Himarës në sy të të gjithëve, se ajo i kishte dërguar atij disa mesazhe për miratim leje ndërtimi.

Veç kësaj Rama e akuzoi se bashkëshorti i saj po keqpërdorte në zonë pozitën e gruas kryetare bashkie për përfitime në konflikt interesi. Në një moment Balaj ka replikuar shkurt me Ramën duke i kërkuar të dilte nga mbledhja nëse ishte e nevojshme, por kryeministri nuk e lejoi të largohej.

Përplasja me prefektin Vangjel Tavo

I njëjti burim i mirëinformuar i tha Lapsi.al se bashkëshorti i Blerina Balajt ka pasur edhe një përplasje verbale e gati fizike me prefektin Vangjel Tavo, të cilin e shihte si pengesë në administrimin e pushtetit të përkohshëm që kishte marrë gruaja e tij.

Ngjarja ishte raportuar edhe te kryeministri çka solli më pas “shpërthimin” e tij në takimin e asaj dite në Himarë.

Po në atë takim të tensionuar, Edi Rama i kërkoi Blerina Balajt të emëronte si nënkryetar bashkie Arqile Bollanon, i cili mbante postin e drejtorit të Shërbimeve Publike në bashki dhe ishte një nga njerëzit e afërt të Jorgo Goros. Bollano ndërkohë është edhe nën hetim nga SPAK për abuzime me fondet publike.

Skema për katapultimin e njeriut që po hetohet nga SPAK

Emërimi i Arqile Bollanos si nënkrytar ishte një kalkulim i pastër i Edi Ramës në mënyrë që në momentin kur Blerina Balaj të detyrohej të dorëhiqej, ai të ishte kryetari i komanduar i Himarës. Natyrisht që kjo është një vendimarrje e Këshillit Bashkiak, ku PS ka shumicën dhe pritet ta miratojë të premten si kryetar të përkohshëm.

Pasi Balaj firmosi Bollanon në pozicionin e nënkryetarit, Lapsi.al mëson se Edi Rama dërgoi Damian Gjiknurin si korrier në Himarë për t’i thënë asaj që të deklaronte dorëheqjen……….. Gjiknurin sepse Balaj kishte qenë një njeri pranë tij gjatë kohës kur ai ishte drejtues politik i PS në Vlorë. Urdhri vinte nga zyra e Kryeministrit dhe kurrsesi që Balaj nuk kishte as kurajon për ta kundërshtuar prandaj sot protokolloi zyrtarisht dorëheqjen e saj.

Lëvizja e Ramës është thjesht sa për të fituar kohë deri në vjeshtë kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Himarë e ku ai me gjasë ka lënë të kuptohet se do të kandidojë ish-deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo, i cili pas emërimit si prefekt i Vlorës është zhvendosur në një nga resortet luksoze të zonës.

Ka pak shpresa që Gjykata e Apelit të rrëzojë dënimin e Fredi Belerit në shkallë të parë e t’i hapë rrugë betimit të tij si kryebashkiak. Vetë Beleri ndërkohë pritet të marrë nga burgu mandatin si eurodeputet i Demokracisë së Re në Greqi./Lapsi

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë
Aktualitet

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë
Aktualitet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

11:36 - 03/06/26
Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien
Aktualitet

Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

11:17 - 03/06/26
Para
Vizita e Presidentit Biden në Francë, një vështrim mbi të shkuarën e të ardhmen e konflikteve globale

Vizita e Presidentit Biden në Francë, një vështrim mbi të shkuarën e të ardhmen e konflikteve globale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë
Aktualitet

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26

Ish-presidenti i vendit Ilir Meta është liruar sërish nga qelia sot më 3 qershor, teksa pret ngushëllime për babanë e...

Lexo më shumë
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

11:36 - 03/06/26
Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

11:17 - 03/06/26
Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait,  takohet edhe me Sali Berishën

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën

11:08 - 03/06/26
SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

10:48 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmatbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş