GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqiptarët ‘arratisen’ për pandemi, zgjedhin t’i festojnë jashtë festat e fundvitit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Festat e Nëntorit! Shqiptarët do “arratisen” në rajon e Turqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo partnerin. Alternativat turistike në shërbim të shqiptarëve janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë dhe kjo ka nxitur prej disa vitesh gjetjen e ofertave, sipas buxhetit, për secilin udhëtar. Pavarësisht pandemisë, zgjedhjet e shqiptarëve janë të shumëllojshme dhe agjencitë ia atribuojnë këtij fenomeni rritjes së vaksinimit dhe dëshirës për të udhëtuar pas dy fundviteve të fundit të kaluara në shtëpi.

Menjëherë pas festave të nëntorit, agjencitë turistike në kryeqytet thonë se nisi interesi për udhëtime për fundvit. Një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë rezervuar më herët për festat e fundvitit dhe kjo ka ndodhur, kryesisht për destinacione më të largëta, megjithatë agjencitë raportojnë që udhëtimet në këto dy vite janë lënë “në minutë të fundit”, duke pritur çdo ndryshim të mundshëm politikash, për shkak të pandemisë.
Tani, në mes të dhjetorit të 2021, aktorët e tregut shprehen se, destinacionet për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri, janë prenotuar në rreth 70% të kapaciteteve brenda vendit dhe nuk mungojnë rezervimet për jashtë.
Zgjedhjet flasin për të njëjtat tendenca si vitet e mëparshme: rajoni për ski, sërish rajoni për natën e ndërrimit të viteve e deri te destinacionet ekzotike, ku një përqindje e ulët u lejojnë vetes luksin e 10 ditëve pushime.

Agjencitë turistike në Tiranë përmendin edhe një tjetër fenomen të viteve të fundit. Me rritjen e përdorimit të teknologjisë, përqindja e udhëtarëve është më e vështirë të përllogaritet, duke marrë në konsideratë se një pjesë e mirë e tyre i presin biletat dhe hotelet vetë, jo më nëpërmjet një agjencie turistike.
Edhe këtë vit, në preferencat e shqiptarëve, mbizotëron rajoni: Mavrovë, Kolashin, Brezovicë me një paketë 4-5-ditore, të gjitha të përfshira, duke i shtuar edhe sportin e preferuar të skive, që u mungon në atdhe. Nga ana tjetër, Europa e shumëkërkuar e viteve të fundit, nuk është më në listë për shkak të kufizimeve të vendosura nga vende si Austria, Gjermania, Italia, etj. Krahas rajonit, Beogradi dhe Stambolli janë ndër zgjedhjet kryesore.
Këtë vit, çmimet janë të favorshme në Stamboll, një tjetër destinacion i lakmuar për shkak të mungesës së kufizimeve krahasuar me Europën. Në hotele të mëdha më emër, organizohet darka e Fundvitit, një nocion i panjohur dhe i pafestuar për vendasit.

Etiketa: festaUdhëtime

Lajme të lidhura

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike
Aktualitet

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

09:09 - 27/08/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
Para
Fëmijët me autizëm, mungon mbështetja financiare për ta, problem edhe marrja e shërbimeve

Pesë fraza që adoleshentët duan të dëgjojnë nga prindërit e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile
Aktualitet

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

09:34 - 27/08/26

Pas arrestimit, SPAK ka sekuestruar edhe automjetin luksoz të biznesmenit Ergys Agasi, një Land Rover Defender, i cili dyshohet se...

Lexo më shumë
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

09:25 - 27/08/26
Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve, Rama i zëvendëson me punëtore aziatike

09:09 - 27/08/26
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: Ja 7 akuzat që rëndojnë ndaj tij

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: Ja 7 akuzat që rëndojnë ndaj tij

08:59 - 27/08/26
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kombëtarja U-21 mbyll rrugëtimin pas fazës së grupeve

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kombëtarja U-21 mbyll rrugëtimin pas fazës së grupeve

08:30 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com