GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha shpërthen ndaj Ballës: Kriminel! Mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në një ditë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha shpërthen ndaj Ballës: Kriminel! Mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në një ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot gjatë tubimit maratonë poshtë banesës së tij se Shqipëria tashmë ka hyrë në një diktaturë, e cila ka vetëm një emër përgjegjës, kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu ai tha se këtij regjimi po i shërben edhe ministri i brendshëm Taulant Balla, të cilin e krahasoi me një kriminel, pasi mburret se ka arrestuar shqiptarë.

‘Ti o kriminel që mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në një ditë, je një porositës vrasjesh’, e akuzoi Berisha gjatë protestës në ‘Rrugën e Shpresës’.

Pjesë nga fjala:

Miqtë e mi, mos harroni kurrë kur vetëm pak vite më parë, rrihnin gjoksin se kishin arrestuar në një vit 38 mijë shqiptarë për dritat e papaguara, për faturat e ujit, për çështjet civile.

As në diktatura nuk ndodh kjo.

Por kjo ndodh në atë diktaturë që nuk ka ligj, moral, kod dhe asgjë.

Dhe që kërkon me çdo kusht të mbjellë terror, terror dhe vetëm terror.

Të dashur miq, këto ditë një nga eksponentët më kryesorë të trafiqeve të drogës, të porositjes së vrasjeve, të lidhjeve të tmerrshme me bandat Shkodër, Krujë, Elbasan, Durrës, Taulanti me 5 mbiemra, rrah gjoksin se vetëm në një ditë policia thotë arrestoi 600 qytetarë.

A nuk është ky një terror masiv ndaj shqiptarëve nga një grusht kriminelësh me pushtet?

Qytetarë dhe qytetare, ky që rrah gjoksin se arrestoi në një ditë 600 shqiptarë, mos harroni se dy javë më parë me mercenarin Altin Dumani dhe kriminelë të tjerë përcolli për turizëm kokaine, për vrasje me porosi 7 bosët e familjeve më të madhe mafioze dhe lejtnantët e tyre pa u hyrë ferrë në këmbë.

A nuk është kjo një fytyrë e zezë e narkoshtetit në Shqipëri?

Ata të cilët sjellin në Shqipëri tonelata kokaine dhe eksportojnë në Europë, ata nuk arrestohen, ata lajmërohen, ata mbrohen, ndërsa fatkëqinj, që janë viktima të veprimtarisë së tyre, arrestohen dhe plasen në burgje sikur të mos ishin qenie njerëzore.

Po ti o kriminel që mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në ditë, je një porositës vrasjesh, ti je më i zi nga vrasësit e paguar, sepse ti mban karrigen e ministrit dhe zbaton porositë e kryekriminelit, e kreut të Meduzës, kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës.

Kemi të bëjmë me kriminelë, me vrasës, me banditë.

Por nuk ka forcë në botë që na ndalon ne pa i mposhtur ata.

Sot, Edi Rama ka urdhëruar Taulantin me 5 mbiemra të arrestojë kryetarin e degës së PD të zonës së Kasharit, zotin Arsen Valisi.

Paralajmëroj Ballën të lirojë menjëherë dhe të mos provokojë se absolutisht çdo ditë e tij në qeli, do jenë vite burgu për ty.

Ndaj dhe le të vazhdojmë ne, të pamposhtur në këtë betejë përcaktuese, vendimtare për fatin tonë.

Për fatin e fëmijëve tanë, për fatin e Shqipërisë.

Në qoftë se pranojmë që Bashkia e Tiranës të jetë strofulla e krimit, ku Erion Veliaj me drejtorë të vjedhë 100 përqind paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Në qoftë se pranojmë që kryeministria të jetë strofulla e krimit, ku Edi Rama të drejtojë klanet mafioze shqiptare, në Shqipëri, Ballkan, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, kudo në botë.

Historia kurrë nuk do të na e falë.

Por ne jemi në këmbë për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këto banda, me këta kriminelë.

Ne jemi në këmbë se vërtet sot i mbron Altin Zamani me mercenarët e organizatës së tij kriminale.

Por garantojmë shqiptarët se nesër, një nga një do varen në shtyllën e turpit të historisë.

Një nga një do japin llogari për çdo qindarkë që u kanë vjedhur ju.

Me gërshërët e ligjit do presim çdo lidhje kriminale të tyre.

Etiketa: ballaberishaKryesore1

Lajme të lidhura

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet” – Italiania i bashkohet protestës te Kryeministria, bën thirrje në shqip: Rama jepe
Aktualitet

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet” – Italiania i bashkohet protestës te Kryeministria, bën thirrje në shqip: Rama jepe

20:51 - 17/08/26
“Ta mundim këtë klasë të korruptuar 36-vjeçare”/Aktivistja Vatnikaj: S’mund të qeverisemi më nga autokratët e deputetët e inkriminuar
Aktualitet

“Ta mundim këtë klasë të korruptuar 36-vjeçare”/Aktivistja Vatnikaj: S’mund të qeverisemi më nga autokratët e deputetët e inkriminuar

20:45 - 17/08/26
“Flamurtari” i protestës/ Agron Jemini: Asnjë sulm nuk më frikëson dhe nuk më largon nga protesta, të mos përçahemi
Aktualitet

“Flamurtari” i protestës/ Agron Jemini: Asnjë sulm nuk më frikëson dhe nuk më largon nga protesta, të mos përçahemi

20:35 - 17/08/26
Para
Tjetër plagosje në Lezhë, 35 vjeçari qëllohet disa herë me thikë!

Ra në greminë teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 62-vjeçari në Krujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet” – Italiania i bashkohet protestës te Kryeministria, bën thirrje në shqip: Rama jepe
Aktualitet

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet” – Italiania i bashkohet protestës te Kryeministria, bën thirrje në shqip: Rama jepe

20:51 - 17/08/26

Protestës së qytetarëve përpara Kryeministrisë, i është bashkuar edhe një italiane. Teksa mori fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, ajo theksoi...

Lexo më shumë
“Ta mundim këtë klasë të korruptuar 36-vjeçare”/Aktivistja Vatnikaj: S’mund të qeverisemi më nga autokratët e deputetët e inkriminuar

“Ta mundim këtë klasë të korruptuar 36-vjeçare”/Aktivistja Vatnikaj: S’mund të qeverisemi më nga autokratët e deputetët e inkriminuar

20:45 - 17/08/26
“Flamurtari” i protestës/ Agron Jemini: Asnjë sulm nuk më frikëson dhe nuk më largon nga protesta, të mos përçahemi

“Flamurtari” i protestës/ Agron Jemini: Asnjë sulm nuk më frikëson dhe nuk më largon nga protesta, të mos përçahemi

20:35 - 17/08/26
Qytetarja e revoltuar nga sheshi: Kam vite që vuaj nëpër dyert e gjykatave! Ky sistem është i gjithi i korruptuar, më i keq se komunizmi

Qytetarja e revoltuar nga sheshi: Kam vite që vuaj nëpër dyert e gjykatave! Ky sistem është i gjithi i korruptuar, më i keq se komunizmi

20:03 - 17/08/26
Qytetarët nisen drejt Kryeministrisë: Shikoni, dëgjoni, bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e ndalni dot!

Qytetarët nisen drejt Kryeministrisë: Shikoni, dëgjoni, bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e ndalni dot!

19:56 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com