GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e recepsionistit, nëna e një prej të arrestuarve: Gerald Shehu e ka kërcënuar me armë

16:23 - 07/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e recepsionistit, nëna e një prej të arrestuarve: Gerald Shehu e ka kërcënuar me armë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një prej të arrestuarve për vrasjen në Dhërmi është edhe Daniel Qose, që së bashku me David Lartin akuzohen se kanë ndihmuar Gerald Shehun për të vrarë Eraldo Nevruzin. Qose, së bashku me Lartin, ishin punonjës në hotelin ku ndodhi krimi i rëndë.

Në lidhje me arrestimin e të birit, ka folur për mediat edhe nëna e Daniel Qoses, Kostaqe Qose. Kjo e fundit shprehet se sapo ka ndodhur ngjarja, kanë marrë në telefon djalin dhe ai nuk përgjigjej. Ajo shprehet se në orën 10:00 ka parë djalin në TV, ndërsa më pas iu është thënë se ai është arrestuar. Nëna shprehet se autori i vrasjes ka kërcënuar Danielin me armë, që të veprojë.

“Dëgjova nga Tv në mëngjes që ishte bërë një vrasje, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punon djali, i rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija, por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se ‘G****’ më tha.

Marrim dhe pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bie dhe nuk më përgjigjet, por mos ki merak se do shkoj unë. Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar, po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka pasur probleme më herët. Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me çupën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin.

 

Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar. Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale, ndërsa atje ka punuar banakier, e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën, por pronari i tha hajde se zihet vendi. Deri në shtator punonte aty”, tha ajo.

Etiketa: DhermiGerald ShehuVrasje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
I kallëzuari në SPAK zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Himarës

I kallëzuari në SPAK zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Himarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com