GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Babi më qëllon me shpullë”, denoncimi i pazakontë i 10-vjeçares në Tiranë: Nuk më lë të rri para kompjuterit

09:48 - 19/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Babi më qëllon me shpullë”, denoncimi i pazakontë i 10-vjeçares në Tiranë: Nuk më lë të rri para kompjuterit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Jam në klasën e pestë, kam ardhur bashkë me mësuesen që të denoncoj babain tim, i cili nuk më lë të luaj në kompjuter”.

Kështu e nisi rrëfimin në komisariatin numër 5 të Policisë në Tiranë, një e mitur 10 vjeçe, që pretendon se është dhunuar nga të rriturit e familjes.

Por dhuna që fëmija denoncon, është e një natyre krejt tjetër dhe lidhet me mohimin e të atit që vajza të luajë. Burimet për mediat treguan se e mitura ndjek shkollën në Kamëz dhe siç shprehet, familja e saj përbëhet nga katër anëtarë.

“Mami punon pastruese edhe babi punon. Mami është në shkollë. Një fondacion na solli dhuratë një ‘lap top’ gjatë pandemisë dhe e përdorim të dyja me motrën”, – shprehet fëmija që i ka kërkuar mësueses kujdestare ta shoqëronte në polici, pasi do t’u thoshte atyre diçka shumë të rëndësishme. Fëmija me inicialet N.N., vazhdon në denoncim, duke këmbëngulur se u dhunua, pasi kompjuterin e posedonte më së shumti ajo.

“Duke qenë se qëndroj shumë para kompjuterit, babai ka ndryshuar, ka filluar të më bërtasë dhe kur nuk i jam bindur, në disa raste më ka gjuajtur me shpullë. Kërkesa e tij është: ‘Ulu mëso, ne po punojmë për ju’”.

Fëmija pyetet sipas burimeve, se kur ka ndodhur kjo dhunë? Ajo përgjigjet: “Saktësisht nuk e mbaj mend, por babai më qorton, nuk më lë të luaj e të qëndroj në ‘Pc’ gjatë. Do që vetëm të mësoj. U tregova shoqeve të klasës që më shpjeguan se ato qëndronin gjatë në kompjuter dhe luanin, kuptova se kjo sjellje e babait ndaj meje është dhunë”, – këmbëngul fëmija. Vajza shprehet me komplimenta  për anëtarët e tjerë të familjes.

“Mami dhe motra nuk bëjnë presion, më lejojnë të luaj sa herë të dua unë. Babai sa hyn në shtëpi kërkon të kuptojë a kam mësuar, është fiksuar me këtë fakt që unë nuk kam mësuar dhe qëllon me shpulla”.

Fëmija, sipas asaj që ka shkruar oficeri, që ka nisur procedimin dhe ka mbajtur shënim çdo deklaratë, përmend se disa herë e ëma ishte grindur me të atin, pasi të dy kishin pretendime për rezultatet dhe efektin negativ të internetit. Policia thotë se menjëherë pas regjistrimit të kallëzimit, është thirrur babai i denoncuar.

“Nuk është e vërtetë, – këmbëngul i ati. – Unë i dua të dyja vajzat si dritën e syve të mi. Punojmë të dy si prindër e rropatemi që mos t’u mungojë asgjë”.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe e ëma. “Jam e habitur se si vajza jonë kërkon hetime për babain, ne i kritikojmë të dyja, pasi duam maksimalen, kemi merak për to dhe s’po kuptoj çfarë e ka shtyrë të voglën të vijë në polici”, – thotë e ëma.

Ndërsa babai shton: “Ndonëse jam invalid, jeta ime është mes spitaleve dhe punës së vështirë që bëj. Nuk dua që vajzat e mia të kenë jetë të vështirë si ne ndaj u kërkoj të studiojnë”.

Policia thotë se do ta referojë në gjendje të lirë babain që ka pranuar se ka ushtruar dhunë verbale, por jo fizike.

Etiketa: 10-vjeccarjababiDenoncimikjompjuterishpulleTirane

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Reshje të shumta bore, bllokohen 15 persona në Korçë, mes tyre 2 fëmijë

Reshje të shumta bore, bllokohen 15 persona në Korçë, mes tyre 2 fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com