GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gentian Gjyli firmos 20 miliardë lekë pa garë, në favor të Pazajt dhe turqve për rrugën e Ballabanit

11:10 - 08/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Gentian Gjyli firmos 20 miliardë lekë pa garë, në favor të Pazajt dhe turqve për rrugën e Ballabanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muaji qershor qenka muaji i avullimit të miliardave lekë në dispozicion të ARRSH nëpër tendera të manipuluar nga Gentian Gjyli. Media Gijotina.com ka denoncuar këto ditë dhe ka shqyrtuar kontrata të mëdha të mbyllura me shumë shkelje nga drejtori i ri. Kemi evidentuar që çdo kontratë që ka shifra të larta është mbyllur në bashkëpunim me biznesmenë të dyshimtë për korrupsion.

Gjyli valëvit “Flamurin e kuq”

Njësoj ka ndodhur edhe për kontratën që raportojmë sot. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 2”. Është lojë e madhe për Gjylin sepse Qeveria i ka lënë në dispozicion rreth 20 miliardë lekë.

Data 8 prill 2024 ishte afati i fundit për dorëzimin e ofertave dhe sipas dokumenteve u dorëzuan 8 oferta të ndryshme. Nga këto, “ALBAVIA” SHPK kishte ofertë 17  miliardë lekë, “BAMI HOLDING” SHPK & “CURRI” SHPK & “BE – IS SH.P.K” me vlerë 18  miliardë lekë dhe  “RSM Company” SHPK & “AURORA CONSTRUKSION” SHPK & “DESARET COMPANY” SHPK me vlerë 18 miliardë lekë. Këto ishin propozimet më ekonomike.

Por të tri këta operatorë dhe bashkim kompanish u skualifikuan në fazën e parë  me argumentin se stafi që kanë deklaruar është  i përfshirë në projekte të tjera. Këtu nuk është marrë në konsideratë fakti  që ofertat janë në bashkëpunim mes dy apo tre kompanive, ku secila plotëson nga një pjesë që kërkon kontrata. Për më tepër këto janë kompani të njohura me aktivitet në dy dhe tre dekada, me kapacitete të mëdha, pa përjashtuar aftësinë për të bërë nënkontraktime për pjesë të ndryshme që mund të kërkojnë forca më të mëdha apo specializim të caktuar.

Gjithsesi, stafi  i ARRSH nuk është marrë shumë gjatë me ofertat dhe me të njëjtat argumente ka skualifikuar edhe kompani të tjera, duke i lënë kështu rrugën e hapur ofertës së paraqitur nga bashkimi i operatorëve   “COBIAL” – “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET LTD” me vlerë rreth 20 miliardë lekë. Oferta e tyre ishte më e shtrenjta dhe sa 100% e fondit limit, por sërish u përcaktua si më e vlefshme.

Që këtu nisi shkelja ligjore.

 

Më pas shkel një tjetër rregull, kur ARRSH pasi ka eliminuar tërësisht konkurrencën, ia dha fitoren këtij bashkimi të dyshimtë. Gjyli vazhdoi me planin e tij, edhe pse ligji kërkon që në mungesë të konkurrencës apo të ofertave të përshtatshme gara duhet të anulohet!

Ndërkohë ajo që bie në sy është – se “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET LTD” është në degë e një firme turke. Për këtë subjekt pothuajse nuk ka fare informacion dhe as raportim të pasqyrave financiare. Ndërsa firma tjetër “COBIAL” është në pronësi të treshes Ergest Pazaj, Qemal Pazaj dhe Alfred Pazaj,

Ndërkohë filtrat e Open Data Albania i kanë kapur shkeljet e hapura të ligjit mbi prokurimet dhe tenderit i është vendosur një “Flamur i kuq”, tregues i riskut të korrupsionit.

Rasti i rrugës Fier-Vlorë

Pazajt kanë fituar disa tendera të majmë për rehabilitim të rrugëve nga ARRSH, ku kanë përvetësuar miliona euro të favorizuar nga ish-drejtori i arrestuar nga SPAK, Evis Berberi dhe ministrja Belinda Ballukut. Vetëm për rrugën e vjetër Fier-Vlorë përlanë 2 milionë euro me ofertën më të lartë. Më e keqja është se kjo kompani bën punime që shkatërrohen shumë shpejt.

 

Ky është një rast flagrant, ku janë shpërdoruar dhe dëmtuar buxheti i shtetit me mbi 2 milionë euro mes kompanisë COBIAL (Ish Pazaj), me nipt K02715414M me ndihmën e zyrtarëve të ARRSH.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin për rehabilitimin e segmentit rrugor Fier-Vlorë rruga e vjetër, ku fondin limit ishte 833 milionë lekë apo rreth 7 milionë euro.

Në dokumentet zyrtare rezulton se fitues për kontratën 14 mujore është kompania COBIAL që ka ofruar jo pak, por 2.1 milionë euro më shumë se propozimi më i lirë.

Kështu bashkimi i operatorëve “SHKELQIMI 07” dhe “FLED”  kanë kërkuar për të bërë punën 540  milion lekë ose 4.5 milionë euro. E dyta është bashkimi “ALB TIEFBAU” dhe “MELA” me rreth 545 milionë lekë  ose  4 milion e 542 mijë euro. Në vend të tretë renditet  “PE-VLA-KU” që kërkon  722 milionë lekë ose  6 milionë euro. Në vend të katërt, por që është dhe fitues është “COBIAL” me ofertën 792 milionë lekë ose rreth 6 milionë e 600 mijë euro.

Sipas ARRSH së drejtuar nga Ervis Berberi dy kompanitë e para që janë skualifikuar me argumentin se nuk kanë përvojë të ngjashme dhe tjetra nuk ka xhiro vjetore të duhur, por dhe inxhinieri mekanik ishte në një tjetër projekt. Edhe pse nuk ka asnjë koment shtesë për këtë vendim, fitues u shpall “COBIAL”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimARRSHFlamur i Kuqgjylirruga ballaban berat

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Presidenti Biden propozim G7-ës për 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën

Presidenti Biden propozim G7-ës për 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com