Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Ballsh, Fier.
Sipas informacioneve të policisë 47-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë punës. Viktima punonte në një kompani të nxjerrjes së naftës në Ballsh.
“Ditën e djeshme, rreth orës 15:30, në punë, ka ndërruar jetë, dyshohet për arrest kardiak, shtetasi 47 vjeç, banues në Ballsh, punëtor në një kompani të nxjerrjes së naftës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Discussion about this post