GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U zgjodh eurodeputet nga burg, Fredi Beleri drejt dorëheqjes nga mandati i kreut të Bashkisë së Himarës!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
U zgjodh eurodeputet nga burg, Fredi Beleri drejt dorëheqjes nga mandati i kreut të Bashkisë së Himarës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis arriti një fitore të thellë në zgjedhjet për parlamentin europian.

“Nea Demokratia” është renditur e para me 27.9% të votave gati dyfishin nga partia e dytë që është Ksiriza. Sipas rezultateve “Demokracia e Re” zgjedh 7 eurodeputetë, SYRIZA zgjedh 4 dhe PASOK-u 3 deputetë në Parlamentin Evropian. Dhe një nga 7 deputetët e zgjedhur nga Demokracia e Re është edhe Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës që ndodhet në burg i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 2 vite për korrupsion në zgjedhje.

Sipas këtyre rezultateve, Beleri është një ndër katër më të votuarit në listën e “Nea Demokratia”. Sipas sondazheve të publikuara nga mediat greke, por edhe në rezultatet paraprake, Beleri është një ndër katër më të votuarit në listën e “Nea Demokracia”. Nëse nuk ndryshon ky trend, atëherë Fredi Beleri pritet të jetë eurodeputet i Greqisë në Parlamentin e ri Europian.

Ai ka deklaruar se në rast fitoreje do të japë dorëheqjen nga mandati si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Juridikisht procesi penal nuk ndikohet, në pritje të vendimit në Apel. Seanca e radhës kur tashmë eurodeputeti grek Fredi Beleri del para gjykatës është të premten e 14 qershorit dhe do të pritet se cila do të jetë strategjia e tij. Beleri nga burgu i Fierit, ku ndodhet që prej 12 majit 2023 për blerje votash, e quajti fitoren e tij një triumf të dritës ndaj errësirës.

“Forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë, siç kishim ne që dhamë këtë luftë, një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve. Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua. Falë nderit, patriotizmit dhe krenarisë së grekëve”,-shkroi Fredi Beleri.

TELEFONATA

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis telefonoi dje Fredi Belerin, i cili u zgjodh deputeti i Parlamentit Evropian në Greqi, në një kohë kur ndodhet në burg në Shqipëri për blerje votash. Sipas mediave greke, Mitsotakis e përgëzoi Belerin për fitoren. Ditën e sotme pritet që Mitsotakis të zhvillojë një takim në orën 10:00 me eurodeputetët e rinj të Demokracisë së Re, në Megaros Maximos.

Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. Beleri u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e “Nea Demokracia” të Mitsotakis. Vetë Beleri e ka konsideruar një triumf të demokracisë, ndërsa në Himarë ka nisur festa mes mbështetësve të tij. Pavarësisht rritjes të së djathtës populiste, grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) i qendrës së djathtë, doli i pari, siç kanë bërë në çdo zgjedhje parlamentare evropiane që nga viti 1999, me 186 ligjvënës për dhomën me 720 ulëse.

Qytetarët e Bashkimit Evropian shkuan për të votuar në 27 vendet anëtare mes 6 dhe 9 qershorit, dhe këto zgjedhje kanë ngritur debate të shumta mbi të ardhmen politike të Europës. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti. Rezultati i zgjedhjeve në Greqi për Parlamentin Europian për shkak të kandidimit të Belerit u zgjodh me shumë interes edhe në Himarë.

Etiketa: fredi beleri

Lajme të lidhura

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Para
Alarmi i OBSH: Po rriten sëmundjet e transmetuara seksualisht

Alarmi i OBSH: Po rriten sëmundjet e transmetuara seksualisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari...

Lexo më shumë
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş