GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plas sherri në KLP! Anëtarët përplasen për shkollën e Magjistraturës: Po na heton SPAK

09:40 - 11/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Plas sherri në KLP! Anëtarët përplasen për shkollën e Magjistraturës: Po na heton SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e parë e KLP-së nën drejtimin e kryetares së re Mirela Bogdani ka nisur me debate të forta duke nxjerrë edhe njëherë në pah përçarjen që ekziston brenda anëtarëve.

Gjithçka nisi pasi Mirela Bogdani lexoi rendin e ditës, ku përfshihej verifikimi i pasurisë së disa kandidatëve të dalë fitues nga provimi i fundit i Magjistraturës, gati për t’u emëruar prokurorë.

Zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj tha se procedura e verifikimit duhet të shtyhet për shkak se në SPAK ka një kallëzim penal ndaj Shkollës së Magjistraturës dhe BKH-ja ka nisur hetimet. Por kundër kërkesës së tij doli fillimisht Arta Mandro e më pas shumica e anëtarëve të KLP-së, duke e rrëzuar kërkesën e tij.

Debati i plotë:

Mirela Bogdani: Në rend të ditës kemi projektatin për fillimin e procedurave të verifikimit dhe pasurisë të të gjithë kandidatëve për tu pranuar në programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës.

Tartar Bazaj: Do përqendrohem te pika 21 e rendit të ditës ku bëhet fjalë për diskutimin e projektit për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurive të disa kandidatëve për tu pranuar në programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës të vitit akademik 2024-2025. Është një patate e nxehtë pasi këto ditë është thirrur drejtori i shkollës së Magjistraturës. Në dijeninë time është bërë një kallëzim penal në SPAK dhe di që BKH-ja ka nisur të bëjë verifikimet. Kjo nuk është pjesa jonë, por është një çështje që flitet për një skandal. Unë nuk do ta dëshiroja kurrë të ishte e tillë, por është anatemuar drejtori i shkollës së magjistraturës, pa diskutuar personalitetin e tij sepse nuk dua të them që ai ka qenë prokuror i përgjithshëm i shkarkuar nga Parlamenti, por diskutohet një çështje shumë e nxehtë. Edhe kjo çështje duhet të kalonte të paktën në një mbledhje informale ku duhej të diskutoheshin disa gjëra që nuk duhet të ishin pjesë e kësaj mbledhje plenare sepse ne na ka zënë ‘krashti’, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne si komision jemi të detyruar të pranojmë kështu siç është atë listë që na ka sjellë, po se çfarë është bërë, se si u shpall lista e parë, se si pas disa ditësh u shpall lista e dytë, se si pas disa ditësh u shpall lista e tretë dhe nga 79 shkuan 131. Pra pa diskutuar një listë me emra të cilët gojët e liga thoshin “lista me kaq emra ka fituar” dhe ashtu doli në të vërtetë, ka shumë koincidenca. Do të ishte në nderin e këtij këshilli të tregonte atë që i takon sepse në fund të ditës ne na paguajnë taksat e këtij vendi. Në fund të ditës janë qindra milionë dollarë dhe euro të hedhura për këtë investim. Ne nuk duhet t’ua punojmë pas shpine këtyre shteteve mike që kanë investuar dhe kanë marrë nga taksat e shteteve të tyre për këtë reformë. Unë mendoj që kjo pikë të paktën të hiqet.

Arta Mandro: Unë vij nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk mund të jem indiferente për një shqetësim të shtruar nga zoti Bazaj. E njoh me themel Shkollën e Magjistraturës dhe e njoh me themel trupën pedagogjike dhe administrative të Shkollës. Olgeri (një nga kandidatët fitues) nuk do ishte këtu sot nëse nuk do ishte kjo shkollë e Magjistraturës, por si Olgeri edhe shumë të tjerë. Është një institucion që punon si një sehat Omega i shkëlqyer me gjithë kujdesin e duhur për të zgjedhur mbi bazën e një procesi të certifikuar ndërkombëtar për më të mirët. Fakti që Shkolla gjendet në këtë situatë, nuk është për shkak të Shkollës, por është për shkak të Scantronit dhe ne këtë e kemi shumë të qartë. As drejtori i shkollës së magjistraturës, as unë dhe askush tjetër nuk kanë mbetur që të mbeten me scantronët për të rregulluar ndonjë interes të vogël të vetin në qoftë se ky do ishte problemi. Garantoj me bindjen time të plotë që gjëra të tilla nuk ndodhin kurrë në shkollën e Magjistraturës dhe unë jam dëshmitare e gjithë seriozitetit të atij institucioni duke filluar edhe me njerëzit tanë të afërt dhe lus që kjo kakofoni të mos bëhet objekt abuzimi. Mendoj që është e rëndësishme për ne që jemi pjesë e këtij institucioni.

Nurihan Seiti: Në qoftë se ne nuk kemi para tavolinave tona, nëse ka filluar apo jo një çështje penale, se do fillojmë tani në mëngjes dhe nuk e di se kur do mbarojmë. Ne kemi vetëm një mundësi, të vazhdojmë mbledhjen e Këshillit sot duke pasur parasysh që disa akte nuk erdhën në kohë apo ti qëndrojmë kërkesës së zotit Hoda që meqë aktet nuk kanë ardhur procedurialisht në kohë ne ta shtyjmë.

Tartar Bazaj: Unë kam respekt për profesoreshën (i drejtorit Arta Mandros), por janë qindra familje, janë qindra studentë…di që këtë javë kanë thirrur për të dhënë llogari drejtorin e Shkollës së Magjistraturës për këtë situatë. Ne nuk mund të mbyllim sytë. Unë e kam ngritur për vite të tëra dhe dukej gjë e jashtëzakonshme, por ja që doli.

Arta Mandro: Është gënjeshtër.

Tartar Bazaj: Të lutem zonja Mandro. Kur folët ju nuk thashë është gënjeshtër. Kam rezervat e mia, por nuk thashë është gënjeshtër. Këtë problem nuk e kemi ne në dorë, e kanë institucione të tjera.

Ledina Riza: Uroj të mos kemi më diskutime të kësaj natyre.

Tartar Bazaj: A duhet të besoj unë në një person që merr shkresa dhe nuk kthen përgjigje, një person që nuk është transparent, një person i cili nuk u jep studentëve që kandidojnë të njihen me provimet e tyre. Pa diskutuar faktin që ky person është anatemuar nga Kuvendi i Shqipërisë, nga miliona shqiptarë që kanë votuar, është anatemuar dhe shkarkuar. Kështu është zonja Mandro kur gënjen. Ne nuk mund të heshtim sepse do të na dënojë historia.

Vatë Staka: Mund të ketë pasur pretendime për provimin e shkollës së magjistraturës, por ka një gjë. Arben Rakipi është shkarkuar nga Parlamenti në vitin 2002, por është rikthyer me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, ka dhënë dorëheqjen. Ne e kemi pasur prokuror të Përgjithshëm. Nëse ka dy institucione që populli shqiptar duhet të krenohet është Shkolla e Magjistraturës dhe SPAK. Unë kam shumë respekt për Shkollën e Magjistraturës.

 

Etiketa: KLPsherr

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Euro 2024, Ministria e Jashtme ka një njoftim për tifozët shqiptarë që do të shkojnë në Gjermani

Euro 2024, Ministria e Jashtme ka një njoftim për tifozët shqiptarë që do të shkojnë në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com