GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli u ndan 90 MLN lekë pa garë Shemsi Sinanit dhe Lavdie Elezit për bukë dhe ujë

13:17 - 11/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Rakip Suli u ndan 90 MLN lekë pa garë Shemsi Sinanit dhe Lavdie Elezit për bukë dhe ujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk duam të paragjykojmë tenderat në Bashkinë Kamëz, por ndërkohë që edukatoret porosisin prindërit për shishen e ujit, blihen 38 milionë lekë ujë i pijshëm për fëmijët e kopshteve. Po ashtu, ushqimi i fëmijëve prokurohet pa garë. Dhe kjo na çon në idenë se kryebashkiaku Suli dhe njerëzit e tij në bashki nuk kursejnë me abuzime as fondin e destinuar për kopshtet dhe çerdhet.

Tani Rakip Suli (megjithëse tenderi i fundit është firmosur nga nënkryetarja) i është rikthyer prapë prokurimit të ushqimeve pa asnjë lloj konkurrence apo garancie se kontratat do të kryhen në afat dhe me cilësi. Këtë herë, me dy miq të tjerë, mjaft të njohur për abuzimet me kontratat e prokurimit. Dy tenderë ka zhvilluar Bashkia Kamëz dhe të dyja mbajnë ‘Flamur të Kuq’, ndërsa ne po i shqyrtojmë më poshtë.

Njëri prej tyre ka si objekt ‘Blerje artikuj ushqimor’, për të cilin është menduar të shpenzohet 52 milionë lekë. Nga dokumentet e publikuara nga Agjencia e Prokurimeve shihet se bëhet fjalë për të blerë oriz, makarona, miell dhe drithëra për një vit.

Vetëm firma “Sinani Trading”, në pronësi të Shemsi Sinanit ka paraqitur një ofertë dhe përballë saj nuk ka patur asnjë konkurrent tjetër. Normalisht tenderi duhej të ishte anuluar në këto kushte. Për të pasur larmi ofertash dhe çmime të përshtatshme ia vlen një përsëritje e kësaj procedure.

Por Suli nuk mendon se ka më mirë se “Sinani Trading” dhe pa e zgjatur shumë e shpall fituese firmën në fjalë.

 

Filtrat e Open Data Albania kanë kapur shkelje të ligjit mbi prokurimet, prandaj i ka vendosur tenderit ‘Flamur të Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit. Por nuk mund na shpëtojë edhe një detaj tjetër. Suli bashkëpunon për këto lloj tenderash me biznesmenë që më parë kanë rënë në rrjetën e drejtësisë. Kujtojmë se, Shemsi Sinani është dënuar në vitin 2019 me 4 vjet burg nga Krimet e Rënda për korrupsion aktiv, pasi korruptoi ish-nëndrejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, edhe ky i dënuar për të njëjtën vepër penale.

Dënimi për Labin u pezullua sepse bashkëpunoi me drejtësinë, duke rrëfyer skemën e korrupsionit tek Burgjet, me në krye ish-drejtorin Artur Zoto.

Sapo u kap në korrupsion, Shemsi Sinani, në mars të vitit 2018, ndryshoi emrin e kompanisë nga “M. B. KURTI” në “Sinani Trading”. Shemsi Sinani, po në mars të vitit 2018, u largua formalisht nga kompania dhe nxori në skenë të birin, që thjeshtë ka emrin në letra dhe sot vazhdon të marrë fondet e bashkive.

Suli blen 38 milionë lekë ujë te “Lajthiza”

Pasi i siguroi paratë për ushqimet, Suli menaxhon në të njëjtën mënyrë një dorë të mirë parash dhe për blerje uji të pijshëm. Bashkia ka firmosur së fundmi kontratën e tenderit me objekt ‘Blerje uji i pijshëm për kopshtet dhe çerdhet’ me fond limit 38 milionë lekë. Fondi duket gati i barabartë me atë të blerjes së ushqimeve. Njësoj si pjesën dërrmuese të tenderave të tjerë, Suli e ka kaluar me urgjencë dhe pa garë. E përzgjedhur për këtë kompani ka qenë firma  LAJTHIZA INVEST në pronësi të Lavdie Elezit, gruaja e themeluesit Hajri Elezi.

Me ofertën 36 milionë lekë, pa u lodhur dhe pa provuar konkurrencën, Elezi ka firmosur kontratë si firmë fituese më datë 10 qershor 2024. Pjesëmarrja e vetëm një kompanie në tendera shpjegohet gjithmonë me faktin se dihet fituesi qysh para shpalljes së prokurimit dhe administratorët nuk duan ta prishin me Autoritetin Kontraktor. Dihet se kompanitë e ujit janë të panumërta dhe me cilësi të larmishme. Gjithsesi vetëm njëra kompani e paska marrë vesh për këtë tender!

Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”, që është tregues korrupsioni në tender. Elezi është një biznesmene e përkëdhelur e qeverisë, ka përfituar kontrata të majme nga institucionet e qeverisë.

Në 24 Qershor 2020, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e “Investitorit strategjik” për kompaninë “Lajthiza Invest”, për projektin e “Kompleks Turizëm Rural Lajthiza”, në Fushë Arrëz.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Kamëz. Rakip Suli, pret radhën të shkojë në qeli. Ai është paraqitur gy herë rresht në SPAK në nëntor të vitit të kaluar. Suli është kallëzuar dhe ka nisur procedimi për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Si provë e fortë është një raporti të KLSH ku janë evidentuar të gjithë rastet e shkeljeve të ligjit për vitin 2021. Kryebashkiaku është denoncuar në SPAK  për tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe për  abuzime me dëmshpërblimet mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abzuimlavdie elezimungese konkurrenceopen data alanaiaRakip Sulired flagShemsi Sinanitenderuje lajthizaushqimushqim per kopshte dhe cerdhe

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Dita e Europës”, Berisha: Rruga drejt BE ishte e pandalshme, Rama e ndaloi

Berisha merr drejtimin e PD-së, Gjykata vendos t’i rikthejë vulën e partisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com