GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Interpol “zbarkon” në Tiranë! 200 drejtues të lartë policie dhe agjencish ligjzbatuese

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Interpol “zbarkon” në Tiranë! 200 drejtues të lartë policie dhe agjencish ligjzbatuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëpunimi ndërkombëtar i autoriteteve është mënyra më efikase për ta luftuar krimin e organizuar, ky ishte mesazhi i dhënë në ditën e parë të konferencës së 51 të Interpolit që po mbahet në Tiranë.

Vetëm gjatë vitit të fundit Shqipëria ka kryer 19 operacione të ndryshme me Interpol ku në pranga kanë rënë 93 persona duke e shndërruar një partnere serioze të kësaj organizate.   Ky nivel bashkëpunim u theksua dhe nga Presidenti i INTERPOL, Ahmed Naser Al-Raisi i cili përgëzoi Shqipërinë dhe në fushën e sigurisë kibernetike .

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Interpol Jurgen Stock në konferencën për shtyp theksoi angazhimin e Shqipërisë në çmontimin e grupeve të organizuara kriminale ku veçoi fuqinë e tyre ekonomike.

“Rreth 1.7 trilion dollarë të përftuara nga veprimtari kriminale futen nëpërmjet kanaleve financiare në sistem çdo vit. Kjo na bën ne të kuptojmë sa shume të pasur kartelet dhe grupet kriminale janë. Rritja e përdorimit të kriptomonedhave tashmë edhe në sistemin ndërkombëtar të bankave, na bën të kërkohet shkëmbimi i informacionit në kohe reale dhe për këtë Interpoli ka zhvilluar një mekanizëm komunikimi 20/7 ku përfshihen 196 anëtarët tanë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpol Jurgen Stock.

Asetet e krimit janë dhe në axhendën e qeverisë shqiptare e cila do të miratojë një ligj që parashikon forcimin e bashkëpunimit me agjencitë ndërkombëtare për të luftuar krimin e organizuar dhe sekuestruar e konfiskuar asetet e tyre.

“Në ditët në vijim do të kalojë në qeveri pr/ligji për ngritjen e zyrës së rikuperimit të aseteve, një instrument i shkëlqyer për të bashkëpunuar qoftë me Interpol apo agjencitë e vendeve partnere për të ndëshkuar krimin aty ku dhemb më shumë tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale“ tha Balla duke shtuar se në ditët në vijim do të bëhet më e qartë për çfarë ka të bëjë ky pr/ligj”, u shpreh ministri i brendshëm Balla.

Balla shtoi se Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotikëve, duke theksuar kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorëve ku një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe Interpol.

Etiketa: InterpolTirane

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Gjykata liron nga burgu kritikun e Kremlinit, refuzon ekstradimin në Rusi

Gjykata liron nga burgu kritikun e Kremlinit, refuzon ekstradimin në Rusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku...

Lexo më shumë
Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com