GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi për vulën, Argita Malltezi: Çdo derë e PD-së e mbyllur për Bashën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “Partizani”, Argita Malltezi: SPAK ka bërë mashtrim topografik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ftesa për bashkimin e PD-së është ndaj çdo demokrati dhe demokrateje, por dera për Lulzim Bashën është e mbyllur. Kështu u shpreh Argita Malltezi pas vendimit të Apelit që i dha vulën Sali Berishës. Në një intervistë dhënë A2 CNN, Malltezi theksoi se Basha ka kontribuar në shkatërrimin e PD-së në vite.

“Mendoj që PD ka bërë gjithnjë ftesë për bashkim. Dyert janë të hapura për çdo demokrat. Basha nuk ka kontribut për këtë ditë, ka kontribut për kapjen e opozitës dhe shkatërrimin e saj në vite. Nuk duhen harruar gabimet se ndryshe përsëriten. Mendoj që i ka mbyllur vetes çdo derë”.

E pyetur se pas kësaj a duhet të largohet Berisha si kreu i PD-së dhe t’i hapë rrugë garës së saj në krye të PD, Malltezi u përgjigj: “Unë pjesë e PD kam qenë që në ‘90. Qëndrestarët nuk luftojnë për t’u larguar në momentin që fituan një betejë. Ne fituam një betejë, kemi beteja të tjera për të fituar deri sa të fitojmë luftën, që është rrëzimi i Ramës. Pas kësaj Berisha ka thënë referendum për kryeministër”.

Pa fshehur emocionet për rikthimin e vulës së PD, Malltezi tha se ky është një vendim i një drejtësie që reflekton normalitet, përkundër vendimeve të tjera, për të cilat ajo u qëndron deklaratave për gjyqësor të kapur.

“Është një vendim i thjeshtë, por rikthimi i normalitetit në prizmin juridik është shumë i rëndësishëm. Të gjithë njerëzit që vijnë te rruga dhe kjo atmosferë e tregon. Ne kemi detyrë si qytetarë të thjeshtë të denoncojmë çdo gjë që devijon nga rruga e ligjit dhe tregon kapjen e drejtësisë. Drejtësia mund të mos jetë e kapur, mund të jetë e gabuar, por kur gabimi është persistent ajo është drejtësi e kapur. Unë u qëndroj atyre që kam thënë, janë vendime të një drejtësie të kapur. Ky është vendimi i një drejtësie që reflekton normalitet. Ka edhe gjyqësor të pakapur nga Rama”.

Etiketa: Argita MallteziPD

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria
Breaking Views

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26
Para
“Me Berishën 0 komunikim”/ Basha: Ai të ndiqte këshillat e mia, nuk ka çfarë jep më

"S’ka më vlerë vazhdimi i betejës", avokatët e palëve flasin pas vendimit për vulën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com