GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraq Filo firmos pa garë 283 MLN lekë të ushqimit të çerdheve, kompania e “prenotuar” çdo vit

13:14 - 12/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Të njëjtën gjë po bën edhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i cili më 18 prill 2024 ka njoftuar tenderin me objekt

Të njëjtën gjë po bën edhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i cili më 18 prill 2024 ka njoftuar tenderin me objekt

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Korçë zhvillon një tender me shkelje për ushqimet e çerdheve dhe kopshteve, ndërsa fituesi është një kompani që e merr çdo vit këtë tender. Në këto javë pothuajse të gjitha bashkitë kanë hapur programin e radhës për të furnizuar  me ushqime institucionet parashkollore. Të njëjtën gjë po bën edhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i cili më 18 prill 2024 ka njoftuar tenderin me objekt blerje ushqimesh. Prokurimi është zhvilluar nga Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse te Arsimit dhe Çerdhes, një drejtori që sigurisht urdhrat i merr nga kryebashkiaku.

“Gara” ka qenë e hapur deri më datë 3 maj 2024, por ka marrë pjesë vetëm firma “G E A”sh.p.k, në pronësi të Elson Frrokut. Gjëja e parë që të bie në sy është se kjo firmë ka paraqitur një ofertë me vlerë sa 100% e fondit limit 283 milionë lekë.

Ç’kuptim ka të zhvillosh tender?! Më mirë kishin telefonuar Frrokun dhe të lidhnin kontratën me ato çmime që vendos biznesmeni.

Me sa duket, për kryebashkiakun Filo nuk është problem që nuk kishte konkurrentë për këtë prokurim. Madje, ai menjëherë ka shpallur fituese kompaninë në fjalë. Ndërkohë, kryetari e mbajti të papublikuar për një muaj kontratën abuzive.

Tenderi është kapur nga filtrat e Open Data Albania që e kanë analizuar dhe është ngritur “Flamuri i kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Kjo tregon se 283 milionë lekë që supozohet të blihen mish, vezë, perime, fruta dhe ujë për çerdhet në Korçë nuk po bien në duar të sigurta.

Janë Komisioni i Prokurimit Publik , Agjencia e Prokurimeve Publike që duhet ta shohin këtë flamur dhe të veprojnë. Po ashtu, KLSH mund ta vëhë ibhejt auditimi shërdorimin  e fiondeve të ushqimit të fëmijëve, jo vetëm në Korçë, por edhe në bashki të tjera.

Për më tepër, ne po shtojmë këtu faktin se firma në fjalë nuk përmbushte kriteret sipas ligjit mbi prokurimet.

Në vitin 2021 nuk ka bërë asnjë raportim të pasqyrave financiare, ka bërë në vitin 2023 raportimin për të ardhurave të vitit 2022, ndërsa tashmë nuk ka bërë asnjë raport për pasqyrat financiare të vitit të shkuar. Sipas ligjit duhen dorëzuar bilancet e tre viteve të fundit, ku komisioni vlerëson kapacitetin financiar.

Në fakt, kompania GEA është kliente e vjetër e kryetarit Filo. Qysh nga vitit 2016, kjo kompani ka përfituar 26 kontrata për furnizimin me ushqime në Bashkinë Korçë dhe thuajse të gjitha i ka marrë me “Flamur të kuq”, për shkak të mungesës së plotë të konkurrencës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimFemijeopen data albaniared flagsotiraq Filotenderushqime

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Greqia mbyll Akropolin dhe shkollat ​​për shkak të nxehtësisë ekstreme

Greqia mbyll Akropolin dhe shkollat ​​për shkak të nxehtësisë ekstreme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com