GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Strasburgu rrëzon pretendimet e Koço Kokëdhimës për përjashtim të padrejtë nga parlamenti

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut shqyrtoi të martën ankesën e ish-deputetit socialist, i cili e konsideroi të padrejtë përjashtimin e tij nga parlamenti në vitin 2016. Konkluzioni i gjykatës ishte që përjashtimi për konflikt interesi në lidhje me shitjet e një kompanie interneti nën pronësinë e tij për institucionet shtetërore ishte një vendim i drejtë.

18:37 - 12/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Strasburgu rrëzon pretendimet e Koço Kokëdhimës për përjashtim të padrejtë nga parlamenti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Strasburgut konsideroi të drejtë përjashtimin nga parlamenti për konflikt interesi dhe hodhi poshtë pretendimet e ish-deputetit Koço Kokëdhima për cënim të të drejtave të tij zgjedhore apo cënim të reputacionit duke konfirmuar vlefshmërinë e shkarkimit nga detyra të deputetëve të cilët, në çfarëdolloj mënyre, përfitojnë apo bëjnë biznes me asetet publike. Vendimi, i publikuar në faqen e internetit të gjykatës, kritikon si “për të ardhur keq” faktin që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave nuk iu përgjigj kërkesës për këshilla të deputetit në kohën kur ky po pyeste mbi konfliktin e mundshëm të interesit por nuk e sheh këtë si një argument për të justifikuar deputetin.

Koço Kokëdhima u bë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe u përjashtua në vitin 2016 nga Gjykata Kushtetuese, e cila shpalli mandatin e tij të pavlefshëm për shkak se në një periudhë në fillim të mandatit të tij si deputet, kompania Abissnet, nën pronësinë e tij, pati kontrata të furnizimit me internet të institucioneve të ndryshme publike. Kokëdhima e shiti kompaninë gjashtë muaj pas marrjes së mandatit të deputetit, por kjo nuk e bindi Gjykatën Kushtetuese në atë kohë. Para se ta shiste, ai pati dërguar një kërkesë për interpretim në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, por nuk kishte marrë përgjigje.

Mungesa e përgjigjes ishte një argument shtesë për Kokëdhimën, i cili u ankua në Strasburg me argumentin se interpretimi ligjor i Gjykatës Kushtetuese kishte qenë tepër i gjerë ndërsa kontratat e internetit nuk jepnin përfitime domethënëse për të. Ai u ankua gjithashtu se e drejta e tij për jetë private ishte cënuar për shkak se përjashtimi nga parlamenti ishte raportuar gjerësisht në media, duke i dëmtuar rëndë reputacionin.

Gjykata e Strasburgut konfirmoi qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë duke rrëzuar pretendimin se deputeti nuk ishte në gjendje të parashikonte konfliktin e interesit në mungesë të një shpjegimi nga autoritetet ndërsa pretendimi për cënim të jetës private u hodh poshtë me argumentin se raportimi mediatik ishte rrjedhojë e veprimeve të atij vetë.

“Gjykata Kushtetuese [e Shqipërisë] vuri në dukje faktin që z. Kokëdhima e shiti kompaninë e tij vetëm më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjes. Gjykata [e Strasburgut] nuk e gjeti këtë përqasje arbitrare apo dukshëm të paarsyeshme,” thuhet në një njoftim për shtyp të gjykatës. “Për më shumë, z. Kokëdhima duhej të dinte mbi ligjet e aplikueshme dhe për rrjedhojë duhej ta kishte parashikuar se vijimi i përfitimit nga të ardhurat e krijuara nga kontratat me autoritetet publike në rolin e tij të ri si deputet mund të përbënte konflikt interesi.”

Neni 70 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë mes të tjerash që “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.”

Në zbatim të këtij neni, deputeti Ilir Beqaj humbi mandatin në vitin 2011 pasi një kompani në bashkëpronësi të tij fitoi një tender nga Bashkia e Durrësit. Ndërsa deputetja aktuale Olta Xhaçka i ka shpëtuar gjykimit në Gjykatë Kushtetuese pasi shumica parlamentare socialiste ka refuzuar të zbatojë kushtetutën. Xhaçka akuzohet se ka përfituar në mënyrë indirekte një sipërfaqe plazhi në shërbim të një biznesi të bashkëshortit.

/Reporter.al/

Etiketa: Gjykata e StrasburgutKoco Kokedhima

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Nesta merr drejtimin e ekipit të Serisë A

Nesta merr drejtimin e ekipit të Serisë A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com