GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Nëse u duket kjo si drejtësi amerikane, i pafshi hajrin

09:44 - 13/06/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
“Lanë namin topa-topa…”, Manjani ironizon zgjedhjet në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Ylli Manjani
Disa vëzhgime që meritojnë vemendje dhe reagim ulëritës:
1. Po të procedohesh penalisht, arrestohesh, hetohesh madje edhe gjykohesh e dënohesh me kallëzim të kundërshtarëve ose personave që janë në konflikt me ty, ose me kallëzim të personave që nuk kanë aftësinë të kallëzojnë ato që kanë shkruar!
2. Mund të arrestohesh si person nën hetim, por gjatë hetimit nuk pyetesh asnjëherë, e madje as të jepet asnjë informacion se çndodh me hetimet ndaj teje, megjithse je në paraburgim!!
3. Mund të arrestohesh edhe me dyshime, pa prova dhe pa shkak apo kriter ligjor proporcional.
4. Mund të kontrollohesh vetë apo të të merren sende personale edhe pa vendim gjykate. As gazetarët nuk kanë më garancinë që u jep profesioni.
5. Në çdo rast vendimi i gjykatës që merret fshehtas teje, nuk ndalon dot kontrollin abuziv ndaj teje dhe banesës ku jeton. Paprekshmëria e banesës rri kot në Kushtetutë.
6. Mund të vendosesh nën akuzë edhe fjalë, pa qenë e nevojshme të të provohet sjellja/veprimi që ka lidhje me pasojën kriminale.
7. Mund të akuzohesh me prova të sajuara ose që nuk dihen si janë marrë.
8. Mund të akuzohesh për grup të strukturuar kriminal pa qenë grup ose pa u lidhur me një krim të caktuar. Thjesht akuzë për grup i strukturuar kriminal!!!
9. Mund të akuzohesh për grup kriminal edhe pse je thjesht nën kontratë pune në një kompani, pra pa mendim dhe veprim kriminal. Akuza për grup krikinaë ka dënim fiks 5 vjet!!!
10. Mund të akuzohesh e dënohesh për korrupsion pa asnjë lek/para të gjetur. Të lidhur me veprimin korruptiv jo e jo.
11. Mund të akuzohesh e dënohesh për korrupsion edhe për veprime të thjeshta tregëtare të familjarëve të tu. Madje mund të akuzohesh për se ke korruptuar edhe familjarët!!!
12. Mund të akuzohesh oër shpërdorim detyre, pa patur detyrë.
13. Mund të akuzohesh dhe dënohesh për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim.
14. Mund të akuzohesh e dënohesh për ushtrim ndikimi megjithse je një njeri pa fuksion dhe pa mundësi ndikimi tek një shtetar!!
15. Mund të akuzohesh e dënohesh për armëmbajtje pa leje, megjithse nuk të kanë kapur asnjë armë!!!
16. Me akt noterial mund të bësh edhe betim për në Kushtetuese, por nuk mund të provosh dot vërtetësinë e përmbajtjes reale të një transaksioni tregëtar!!!
17. Përgjimi nuk konsiderohet mjet për kërkim prove, por merret si provë dhe, ashtu e vetme pra e palidhur me prova të tjera, shërben për të dënuar njerëz!!!
18. Mund të mbahesh në paraburgim ose nën masa të tjera, me afate të tejzgjatura disa herë megjithse ndaj teje nuk ka një akuzë.
19. Mund të gjykohesh e dënohesh nga shteti jot për vepra penale që mund të kesh bërë në një shtet tjetër. (Asnjë shtet tjetër nuk e bën këtë për llogarinë tonë!!)
20. Mund të dënohesh madje nga shteti jot shumë më ashpër se ç’të dënon shteti ku ke kryer veprën penale!!!
21. Mund të arrestohesh dhe dëbohesh nga vendi jot për llogari të drejtësisë së një vendi tjetër!!! (Asnjë shtet tjetër nuk e bën këtë për ne)..
22. Mund të jesh gjykuar njëherë por ska asnjë garanci që nuk hetohesh e gjykohesh përsëri për të njëjtën gjë!!!
23. Për mosmarrëveshje cicile ose administrative mund të jesh krejt papritur edhe nën hetim penal dhe mund të gjykohesh e dënohesh. Shpërdorimi i detyrës është aty për çdo eventualitet…
Nuk po llogaris këtu gjykimin popullor që të bëhet në media me “burime” nga brënda sistemit të ndjekjes penale.
Nuk po llogaris këtu as prezumimin me ligj që na bën shteti të gjithve si MAFIOZË!!!!
Por ky është realiteti i drejtësisë penale pas reformës!
Nëse u duket progres, ta gëzoni!
Nëse u duket si drejtësi amerikane, i pafshi hajrin! Por edhe ajo Rusja kështu qe atëherë…
Por një gjë ua them me bindje, nëse studentët e juridikut i zgjidhin kështu kazuset që u jepen, ngelin në klasë.
Etiketa: drejtesiReforme

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Gjici përfundon në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtin vend me…

Shtyhet seanca në Apel për Safet Gjicin, shkak mungesa e Alma Kaçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com