GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri blen dyert e shkollave tek biznesmeni që e ka emrin në SPAK, kontrata 130 MLN lekë pa garë   

14:50 - 13/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Lali Eri blen dyert e shkollave tek biznesmeni që e ka emrin në SPAK, kontrata 130 MLN lekë pa garë   
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me qindra kompani mobilierie ka në Shqipëri, por për prodhimin dhe vendosjen e dyerve prej druri në shkolla, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, zgjedh një kompani ndërtimi. Tenderin ia jep me “pahir” biznesmenit Zani Zoga, edhe pse ky kishte paraqitur ofertën më të lartë. Ne dimë se kryetari në fund do të thotë se nuk e di çfarë bëjnë këta drejtorët e tij, por nuk e besojmë që 130 milionë lekë të lëvizin pa një shkelje syri prej tij.

Departamenti i varësisë që bën tenderin është Drejtoria e Përgjithshme të Objekteve Publike Tiranë me drejtues Olsi Isufajn. Projekti synon që të ndryshojë dyert e klasave në 6 shkolla të kryeqytetit. Sigurisht që disa prej tyre e kanë të domosdoshme vendosjen e dyerve të reja, pasi nuk është vënë dorë që nga viti 2000, sepse Veliaj zakonisht është kujdesur për fasadën e jashtme të tyre.

Tenderi ka për objekt  ‘Furnizim vendosje dyer druri në objektet arsimore dhe godinat publike’ dhe janë lënë në dispozicion 130 milionë lekë. Ndërkohë mënyra se si është zhvilluar procedura dhe firmosur kontrata lë vend për dyshime.

Menjëherë në sy të bie  ‘Flamuri i Kuq’ që mban ky tender, pasi Open Data Albania vlerëson se tenderi ka risk korrupsioni.

Erzeni sh.p.k ishte një nga firma që kishte ofertë më të lirë, me vlerë 100 milionë lekë dhe më pas oferta tjetër ishte nga kompania 2Z KONSTRUKSION sh.p.k  me vlerë 120 milionë lekë. Tenderi sigurisht i qenka premtuar kësaj të fundit, prandaj Isufaj e ka skualifikuar nga gara firmën Erzeni sh.p.k., me argumentin se nuk ka paraqitur dëshminë penaliteti.

Së pari AK duhej të lajmëronte operatorin për këtë mangësi, aq më tepër duke qenë se ishin vetëm dy konkurrentë. Së dyti, firma 2Z KONSTRUKSION i ka letrat të pambyllura në një hetim të nisur nga SPAK.

Kështu me miratimin e Veliajt,  Isufaj i dhurohet kontrata pa konkurrencë pikërisht ofertës më të shtrenjtë. Shpresojmë që të paktën në këto shkolla të vendosen dyer, pasi në këto lloj tenderash fondet firojnë rrugës.

Skandalet e Zogës

Siç theksuam më sipër, firma fituese është përfshirë në afera tenderuese të cilat kanë përfunduar në gjykatë. Përmendim këtu rastin kur sekretarja e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro dhe zyrtarja Laura Sheto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, përfunduan në burg gjatë viti të shkuar. Shkak u bënë gjetja e shkeljeve në tenderin objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Sipas SPAK, Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga operatori ekonomik për ta shpallur fitues të tenderit. Në njoftim thuhet se lekët u dhanë nga shtetasja Laura Sheto.

Tenderi për të cilin thotë SPAK-u ka patur një fond limit prej 51 146 571 lekë pa TVSH dhe në garë kanë qenë 11 operatorë ekonomik.

Fitues është shpallur bashkimi i dy kompanive “2Z KONSTRUKSION” shpk me administrator Zani Zoga dhe “I.C.C GROUP” shpk me administrator Eduart Zoi, të cilët kanë ofruar 40 444 769 lekë pa TVSH.

Ndërsa ishin skualifikuar oferta më të lira. SPAK arrestoi zyrtarët e përfshirë, por nuk do të thotë se firmat në fjalë do të mbeten pa dhënë llogari për këtë bashkëpunim.

Kompania s’ka lidhje me objektin e tenderit

Nga ana tjetër, kompania “2Z Konstruksion” nuk ka në objektin e aktivitetit të saj as prodhimin e mobilerisë, në këtë rast dyert e drurit, as me tregtinë e këtyre produkteve. Këtë e vërteton objekti i biznesit i deklaruar në QKB.

As licencat që disponon Zoga dhe që i ka depozituar në QKB nuk kanë lidhje me prodhimin e produkteve prej druri. Dhe shkelja tjetër që konstatojmë është mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2023. Ky bilanc që është i domosdoshëm për të vërtetuar kapacitetin financiar, duhet të depozitohej në QKB dhe po ashtu t’i jepej komisionit të vlerësimit të ofertave.

Më shumë na çudit fakti që kjo kompani merr tenderin e dyerve prej druri, kur mes 70 kontratave që ka përfituar, nuk ka asnjë të ngjashme me këtë që i ka firmosur drejtori i Lali Erit. Pra, nuk plotëson as kriterin e kapacitetit teknik. Duket sikur ia kanë dhënë tenderi me zor!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 2Z KONSTRUKSION sh.p.kabuzimblerje dyershopen data alabaniared flagShkollaSkandaltenderVeliajZani ZOgo

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Ushqimet të cilat falsifikohen më shpesh

Ushqimet të cilat falsifikohen më shpesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaron në një konferencë për mediat nga selia blu se Këshilli i Mandateve...

Lexo më shumë
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com