Kampionati Europian që do të shoqërojë tifozët dhe entuziastët nga 14 qershori deri më 14 korrik do të jetë eventi futbollistik më i rëndësishëm i verës së këtij viti 2024.
“Euro 2024” do të ngrejë siparin me ndeshjen hapëse të organizatorëve gjermanë dhe Skocisë në “Allianz Arena” të Mynihut sot në orën 21:00.
Por para shkelmimit të topit të parë, do të respektohet tradita me ceremoninë e inaugurimit të turneut, e thjesht si gjithnjë sa herë të bëjnë gjermanët, por me shumë klas dhe kuptim, e cila do të nisë në stadiumin e Bajernit të Mynihut duke nisur nga ora 20:30.
Ceremonia e hapjes
Është planifikuar një homazh për nder të Franc Bekenbauerit, kampionit gjerman i cili u nda nga jeta më 7 janar. Haidi Bekenbauer, e veja e legjendës së kombëtares gjermane dhe Bajernit të Mynihut, do të sjellë trofeun e Kampionatit Europian në fushë në mungesë të bashkëshortit të saj zbuloi “Bild”. Dhe i gjithë ky moment prekës, do të shoqërohet me një video festive me momentet më të bukura të karrierës së “Kaizerit”.
Si çdo ceremoni inaugurimi, edhe sot do të ketë notat muzikore që do të ngrenë peshë të pranishmit në stadium. Ky shans i është akorduar këtë herë treshes italiane e “Meduza”, këngëtarit amerikan të grupit “One Republic” Rajan Teder dhe gjermanes Leoni. Është e tyrja kënga e titulluar “Zjarr”, e cila u bë kolona zanore zyrtare e “Euro 2024” dhe doli për herë të parë më 13 maj. Gjithçka do të nisë dhe përfundojë në harkun e më pak sesa 30 minutave.
Një muaj spektakël në fushë, për të udhëtuar më pas drejt Berlinit, ku gjithçka do të ulë siparin në finalen e 15 korrikut. Ceremonia përmbyllëse do të mbahet në “Olympiastadion” të kryeqytetit këtë herë dhe do të ketë sërish një performancë të “One Republic”, Leoni dhe “Meduza”, ata që krijuan himnin e turneut të 17-të europian.
Kombëtarja kuqezi
Një ditë pas na pret ndeshja e parë e kombëtares shqiptare, ku skuadra e Sylvinhos do të luajë kundër Italisë në Dortmund të shtunën në orën 21:00, katër ditë më vonë do të përballet me Kroacinë në Hamburg, ndërsa fazën e grupeve do ta përfundojnë më 24 qershor në Dusseldorf ndaj tri herë kampionit, Spanjës.
Shqipëria luan vetëm Kampionatin Evropian të dytë në histori, pas atij të vitit 2016, ku nuk doli nga grupet, me vetëm një fitore ndaj Rumanisë.
Shqipëria që ka treguar paraqitje të mirë në eliminatoret e fundit, do të mundohet të tregojë të njëjtën gjë në Euro 2024, edhe pse ka do të jetë e vështirë kundër tre gjigantëve si Spanja, Italia dhe Kroacia.
Dy kombëtaret e para nga çdo grup e kanë kalimin e garantuar, por do të kalojnë tutje edhe katër kombëtaret më të mira të vendit të tretë nga gjashtë grupet.
Deri në fund do të zhvillohen 51 gjatë gjithë turneut në dhjetë stadiume në Gjermani. Në total priten 2.7 milionë shikues në ndeshje.
Formati i Euro 2024
Njëzet e katër skuadra janë të ndara në gjashtë grupe dhe do të luajnë gjithsej 51 ndeshje në turne. Fituesit dhe vendet e dyta nga secili grup do të kalojnë në fazën eliminatore, si dhe katër skuadrat më të mira të vendeve të treta.
Faza e 1/8-tës e Kampionatit Evropian do të luhet nga 29 qershor deri më 2 korrik, ndeshjet çerekfinale më 5 dhe 6 korrik, gjysmëfinalet më 9 dhe 10 korrik dhe finalja do të luhet më 14 korrik.
Për Kampionatin Evropian në Gjermani janë regjistruar 622 lojtarë dhe më së shumti përfaqësues do të kenë kampionët e Anglisë dhe Italisë, Manchester City dhe Interi, me nga 13 lojtarë.
Programi i ndeshjeve të Shqipërisë
Itali – Shqipëri – 15 qershor, ora 21:00 (Dortmund)
Shqipëri – Kroaci – 19 qershor, ora 15:00 (Hamburg)
Shqipëri – Spanjë- 24 qershor, ora 21:00 (Dusseldorf)
Lista e të gjitha stadiumeve mikpritëse
Berlin – Stadiumi Olimpik, kapaciteti 74.461
Mynih – Fussball Arena Munich, kapaciteti 70,076
Dortmund – BVB Stadium Dortmund, kapacitet 65,849
Stuttgart – Stuttgart Arena, kapaciteti 54,906
Gelsenkirchen – Arena AufSchalke, kapacitet 54.740
Frankfurt – Frankfurt Arena, kapaciteti 54,697
Hamburg – Volksparkstadion, kapacitet 52.245
Düsseldorf – Düsseldorf Arena, me kapacitet 51.031
Koln – Stadiumi i Kolnit, me kapacitet 49 827
Leipzig – Stadiumi Leipzig, kapaciteti 42,959
Orari i ndeshjeve
Grupi A
Raundi i parë: E premte, 14 qershor (Mynih) Gjermani – Skoci; E shtunë, 15 qershor (Koln) Hungari – Zvicër
Raundi i dytë: E mërkurë, 19 qershor (Koln) Skoci – Zvicër; E mërkurë, 19 qershor (Sttutgart) Gjermani – Hungari
Raundi i tretë: E diel, 23 qershor (Frankfurt) Zvicër – Gjermani; E diel, 23 qershor (Sttutgart) Skoci – Hungari
Grupi B
Raundi i parë: E shtunë, 15 qershor (Berlin) Spanjë – Kroaci; E shtunë, 15 qershor (Dortmund) Itali – Shqipëri
Raundi i dytë: E mërkurë, 19 qershor (Hamburg) Kroaci– Shqipëri; E enjte, 20 qershor në (Gelsenkirchen) Spanjë – Itali
Raundi i tretë: E hënë, 24 qershor (Leipzig) Kroaci– Itali; E hënë, 24 qershor (Düsseldorf) Shqipëri – Spanjë
Grupi C
Raundi i parë: E diel, 16 qershor (Gelsenkirchen) Serbi – Angli; E diel, 16 qershor (Shtutgart) Slloveni – Danimarkë
Raundi i dytë: E enjte, 20 qershor (Frankfurt) Danimarkë – Angli; E enjte, 20 qershor (Mynih) Slloveni – Serbi
Raundi i tretë: E martë, 25 qershor (Këln) Angli – Slloveni; E martë, 25 qershor (Mynih) Danimarkë – Serbi
Grupi D
Raundi i parë: E diel, 16 qershor (Hamburg) Poloni – Holandë; E hënë, 17 qershor (Düsseldorf) Austri – Francë
Raundi i dytë: E premte, 21 qershor (Berlin) Poloni-Austri; E premte, 21 qershor (Leipzig) Holandë – Francë
Raundi i tretë: E martë, 25 qershor (Berlin) Holandë – Austri; E martë, 25 qershor (Dortmund) Francë – Poloni
Discussion about this post