GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U dënua me burg, ish-kryebashkiakja socialiste: Ndihem krenare!

16:31 - 14/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe një kryebashkiake socialiste në qeli, dënohet me burg Luiza Mandi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditë pasi u dënua  nga GJKKO, me 8 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ka reaguar ish-kryetarja e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luiza Mandi shprehet se ndaj saj ka tendencë për ta njollosur dhe goditur politikisht. Ajo paralajmëron se do ta ankimojë vendimin e GJKKO.

Mandi shton se “ndihet krenare për punët e mira që kam bërë gjatë ushtrimit të detyrës sime si kryetare e bashkisë”.

Reagimi

“Të dashur miq e bashkëqytetarë te mi! Jam njohur nga media për vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku akuzohem për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një padi të ngritur kundër meje nga një pronar toke në qytetin e Libohovës. Nëpërmjet këtij postimi nuk dua të kundërshtoj apo të komentoj vendimin e kësaj gjykate, por si e votuara juaj për dy mandate, kam detyrimin që të ndaj me ju, si para Zotit, të vërtetën e këtij sulmi nga njerëz që duan të njollosin emrin tim. Para jush unë do të jap llogari, njësoj sikur të isha në detyrë”, e nis reagimin Mandi.

“Gjatë zbatimit të projektit për restaurimin e qendrës së qytetit Libohovë, në vitin 2016, lindi nevoja për zgjerimin e rrugës dytësore, bypass-it të qytetit. Zgjerimi do të “cënonte” edhe pronën në bashkëpronesi nga 10 pronarë, ku vetëm 15.8 metra katror i takonin paditësit. Duke qenë një sipërfaqe kaq e vogël, asnjëri nga bashkëpronarët, perfshi edhe paditësin, nuk kërkuan asnjë dëmshpërblim për këtë, por vetëm disa punime sistemimi në bahçen e shtëpisë së tyre, të cilat ju plotësuan. Punimet për sistemimin e rrugës zgjatën disa muaj, por në asnjë rast, bashkëpronarët apo paditësi, nuk kanë patur asnjë ankesë për zaptim prone, në Bashkinë Libohovë apo në ndonjë instutucion tjetër lokal. Vlera totale e pronës, sipas vlerësimit, qenkërka 3 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra) dhe vlera që paditësit “i takon” është 360 mijë lekë (të vjetra)”, shton.

“Të dashur bashkëqytetarë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për këtë “dëm” që i kam shkaktuar këtij qytetari, e ka klasifikuar “shpërdorim detyre” dhe kërkon të më dënojë me 8 muaj heqje lirie! Ndihem krenare për punët e mira që kam bërë gjatë ushtrimit të detyrës sime si kryetare e bashkisë, por këtë krenari dhe emrin tim që dikush është i intresuar për ta goditur dhe njollosur, do ta ruaj me të gjitha mjetet ligjore, në çdo shkallë të gjyqësorit!“, përfundon ajo.

Dënimi

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten më 13 qershor deklarimin fajtor të ish kryetares së Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe dënimin e saj me një vit burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo përfitoi uljen e një të tretës së dënimit, duke marrë një dënim përfundimtar me 8 muaj heqje lirie. Gjykata përcaktoi se vuajtja e dënimit fillon pasi vendimi të marrë formë të prerë dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi u procedua bazuar në një kallëzim të depozituar nga një qyetar, që pretendoi se pronat e tij ishin dëmtuar gjatë zbatimit të një projekti të njësisë vendore për zgjerimin e një rruge. Megjithëse qytetarit i ishte premtuar se dëmtimi do të riparohej dhe prona do të kthehej në gjendjen fillestare, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe pas kërkesave të tij në bashki.

Nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme u konstatua se pretendimet e denoncuesit për dëm ekonomik të shkaktuar ndaj tij qëndronin, paligjshmëri për të cilën u gjet përgjegjëse ish-kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi.

Etiketa: GJKKOKryesore1Luiza Mandi

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Arrestohet 24-vjeçarja, kapet ne flagrancë duke vjedhur flori

Dhunoi për shkak të detyrës punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com