GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti/ Tirana, një nga qytetet me rritjen më të madhe të kostos së jetës në botë

11:49 - 17/06/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti/ Tirana, një nga qytetet me rritjen më të madhe të kostos së jetës në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana rezulton një nga qytetet me rritjen vjetore më të madhe të kostos së jetesës në botë, sipas një indeksi të publikuar nga “Mercer”.

“Ndërmjet viteve 2023 dhe 2024, rritjet më të rëndësishme të kostove të jetesës u panë në qytetet në Afrikë (Akra, Addis Abeba dhe Kajro), Evropën Lindore (Tiranë) dhe (Stamboll). Për të gjitha rritjet (përveç Tiranës), inflacioni i lartë ka të ngjarë të jetë arsyeja kryesore. Në Tiranë, luhatjet e kursit të këmbimit janë shkaku kryesor i ndryshimit të kostos së jetesës”, konkludon raporti.

Për 2024-ën, Tirana kapërcen plot 50 vende. Grafiku më poshtë tregon 5 qytetet që përjetojnë rritjen më të madhe në renditjen e kostos së tyre të jetesës në krahasim me vitin 2023: Accra, Addis Ababa, Stambolli, Tirana dhe Kajro.

E para në Ballkan

Tirana rezulton qyteti më i shtrenjtë në Ballkan.

E renditur në vendin e 103, kryeqyteti shqiptar lë pas Athinën (104), Zagrebin (137), Beogradin (159), Bukureshtin (155), Shkupin (198) dhe Sofien 162.

Tirana lë pas në renditje edhe qytete europiane si Ljubljana (117), Stambolli (130), Budapesti (143) apo Ankaraja (208).

Hong Kongu kryeson, Qytetet zvicerane më të shtrenjta në Europë

Sipas të dhënave të kostos së jetesës së “Mercer” për vitin 2024, Hong Kongu, Singapori dhe Zyrihu janë aktualisht qytetet më të kushtueshme për punëtorët ndërkombëtarë.

Këto tre qytete kanë mbajtur të njëjtat pozicione në renditjen e Mercer-it me vitin e kaluar. Në anën tjetër të spektrit, qytetet që renditen më të ulëtat për kostot e jetesës janë Islamabad, Lagos dhe Abuja.

Raporti vlerëson se inflacioni dhe luhatjet e kursit të këmbimit po ndikojnë drejtpërdrejt në pagat dhe kursimet e punonjësve ndërkombëtarë të lëvizshëm (ose atyre që kryejnë një detyrë ndërkombëtare). Paqëndrueshmëria e shtuar ekonomike dhe gjeopolitike, si dhe konfliktet dhe emergjencat lokale, kanë çuar në shpenzime shtesë në fusha të tilla si strehimi, taksat lokale dhe arsimi. Në rastin e qyteteve të rangut më të lartë (Hong Kong, Singapori dhe Zyrihu), faktorë të tillë si tregjet e shtrenjta të banesave, kostot e larta të transportit dhe kostoja më e lartë e mallrave dhe shërbimeve kanë kontribuar të gjitha në kostot e larta të jetesës.

Anasjelltas, në Islamabad, Lagos dhe Abuja, kostot dukshëm më të ulëta të jetesës janë nxitur pjesërisht nga zhvlerësimi i monedhës.

Nga 10 qytetet më të shtrenjta gjysma ndodhen në Evropën Perëndimore, ku dominojnë ato të Zvicrës.  Megjithatë, janë qytetet e Azisë Juglindore që kryesojnë listën, ku Hong Kongu dhe Singapori mbeten përkatësisht në pozicionet e para dhe të dyta. Dy qytetet më të përballueshme janë Lagos (225) dhe Abuja (226), të dyja të vendosura në Nigeri (në kontinentin afrikan).

Qytetet evropiane dominojnë në “top 10” vendet më të shtrenjta për të jetuar. Krahas katër qyteteve zvicerane, Londra i është bashkuar renditjes së “top 10”, në vendin e 8-të. Qytete të tjera të shtrenjta në Europë përfshijnë Kopenhagen (11), Vjena (24), Parisi (29) dhe Amsterdami (30).

Indeksi përfshin 226 vende në të gjithë botën. Ai mat koston krahasuese të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, duke përfshirë transportin, ushqimin, veshjet, mallrat shtëpiake dhe argëtimin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: kosto e jetesKryesore1Tirana

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
Para
Ish-banorja e BBV tregon si u ndalua nga policia serbe: I shava dhe…

“Jasir Asanin e kisha marrë për shofer”, ish-banorja e 'BBVIP' komenton kuqezinjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com