GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

ISIS do sulmonte Real Madridin, policia spanjolle godet grupin

në Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha, Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
ISIS do sulmonte Real Madridin, policia spanjolle godet grupin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpërbërja e Fondacionit I’Iam, një qendër propagande e Shtetit Islamik, ka sjellë zbulime tronditëse për planet e anëtarëve të tij.

Siç zbulon gazeta online El Confidencial, operacioni i ngritur nga policia spanjolle në bashkëpunim me Europol dhe FBI, i dha një goditje të rëndësishme ISIS-it duke mbyllur organizatën.

 

Fondacioni I’Iam kishte radio stacione, agjenci lajmesh, kompani të prodhimit të mediave audiovizive dhe profile të mediave sociale që transmetonin përmbajtjen e tyre edhe në spanjisht dhe pas përfundimit të operacionit u arrestuan gjithsej nëntë persona, dy prej të cilëve menjëherë u është caktuar masa e paraburgimit.

Por tronditja për autoritetet policore erdhi kur u këqyr materiali i sekuestruar në ambientet e Fondacionit. Kjo pasi, ndër të tjera, u gjet material propagandistik që u bën thirrje përkrahësve të Shtetit Islamik të sulmojnë autobusin e Real Madridit dhe tifozët që do të jenë në rrugë për të përshëndetur idhujt e tyre!

“Vëllai im i dashur. Prisni në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Vini në shënjestër ata dhe ndjekësit e tyre”, shkruhet në posterin që u gjet i printuar, dhe tregon një burrë të maskuar që qëllon në autobusin!

Gjithashtu u gjet një tjetër poster që bën thirrje për një sulm në Santiago Bernabeu me tekstin e mëposhtëm: “Vëllai im i dashur, një gol shumë i rëndësishëm të pret. Thyeni turmën, shpërqendroni sigurinë me eksplozivë të improvizuar dhe pajisje mashtrimi dhe lëvizni drejt objektivit tuaj kryesor me vendosmëri.”

Por përtej urrejtjes ndaj Real Madridit, autoritetet kanë zbuluar edhe dokumente me të cilat u bëjnë thirrje mbështetësve të tyre të sulmojnë si gjatë organizimit të Euro 2024 ashtu edhe në Lojërat Olimpike në Paris!

“Shënoni golin e fundit!”, ishte mesazhi i koduar për sulmet në Euro, ku u propozuan të zhvilloheshin në Berlin, Mynih dhe Dortmund!

Në lidhje me Lojërat Olimpike në Paris, u sekuestrua një poster me imazhin e Kullës Eifel, të shënjestruar nga një bombë me dron, e cila u etiketua si “dhuratë”, ndërsa mbishkrimi ndër të tjera shkruante: “Olimpiada e ujkut të vetmuar fillon me vullnetin e Allahut”.

Në fakt, autoritetet, përveç gjetjeve të tjera, konfiskuan edhe udhërrëfyes të vetë-trajnimit terrorist të krijuar nga Fondacioni, në mënyrë që ndjekësit e tyre të mund të stërviteshin.

gijotina.com/

 

 

Etiketa: ISISKryesore1Real Madridterrorizem

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Ndërron jetë 57-vjeçari në stacionin e trenit në Durrës, dyshohet se pësoi atak kardiak

Ndërron jetë 57-vjeçari në stacionin e trenit në Durrës, dyshohet se pësoi atak kardiak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com