GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj i xhiron 624 MLN lekë Renido Petritajt për lyerjen e shkollave, oferta 100 MLN lekë më e shtrenjtë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përqendruar në duart e tij çdo lek, qoftë edhe për të lyer shkollat, apo për të rregulluar ndonjë derë klase.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përqendruar në duart e tij çdo lek, qoftë edhe për të lyer shkollat, apo për të rregulluar ndonjë derë klase.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përqendruar në duart e tij çdo lek, qoftë edhe për të lyer shkollat, apo për të rregulluar ndonjë derë klase. Dhe pasi i vë këto para në llogari të biznesmenëve, fasadat i përdor për video, ku duket duke ecur korridoreve apo në poza me fëmijët. Këtë radhë “ndërhyrja” do të bëhet në fasadat e 25 shkollave.

Po raportojmë mbi tenderin e fundit që ka hapur Bashkia Tiranë. Bëhet fjalë për prokurimin e zhvilluar nga  Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike Tiranë, me objekt  “Shërbime për mirëmbajtjen e objekteve specifike”.  Olsi Isufaj, drejtori i ndërmarrjes së bashkisë ka firmosur faturën 624 milionë lekë për këtë punë “specifike”.

Së pari, duam t’ju sqarojmë se si këto para po nxirren për interesa të atyre që janë përfshirë në këtë punë “specifike”, pasi ky super fond është vetëm për lyerjen e 25 shkollave në Tiranë. Preventivi në tabelën më poshtë tregon se do të bëhet lyerja e mureve dhe ku ka nevojë ndonjë suva tavani.

Për një dorë bojë, rregullim fasade, Lali Eri ka hapur thesin e po derdh qindra milionë lekë që i mbledh nga taksat e qytetarëve dhe i shpërdoron në favor të miqve të tij në biznes.

 

Red Flag

‘Open Data Albania’ e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, për riskun e korrupsionit. Pra, kontrata është firmosur në kundërshtim me ligjin mbi prokurimet. Deri në afatin e fundit janë dorëzuar 5 oferta, ku Mela sh.p.k kishte ofertën më të lirë me vlerë 482 milionë lekë. Pritej që ky propozim të merrej në konsideratë për në fazën finale konkurruese, por nuk ka ndodhur kështu. Sëbashku me 3 ofertat e tjera, drejtor Isufaj dhe Lali Eri i kanë skualifikuar që në fazën e parë. Për këtë është përdorur argumenti se nuk kanë paraqitur dokumente për përvojë në punë të ngjashme. Sepse lyerja e mirëve me bojë është një punë “specifike”.

Çfarë eksperiencë kërkon Lali Eri për të lyer disa mure?!  Gjithsesi, në këtë rast duhet zbatuar ligji. Bashkia duhet të kishte vënë në dijeni kompanitë për këto mungesa. Isufaj nuk e ka bërë, por i ka përjashtuar katër oferta dhe ka lënë për në fazën finale vetëm firmën RAFIN COMPANY SHPK, në pronësi të Renido Petritajt. Propozimi i tij është në vlerën  526 milionë lekë. Nëse do ishte respektuar ligji dhe do ishe marrë në konsideratë oferta më e lirë, do iu ishin kursyer 100 milionë lekë buxhetit. Këto 100 milionë lekë janë taksa e korrupsionit gjatë prokurimit që e paguan qytetari përmes taksave dhe tarifave.

Epo, Veliaj nuk e zbaton ligjin, pasi e kishte ndarë mendjen që paratë të shkonin tek Renido Petritaj.

Biznesmeni përfitues është një emër i njohur në aferat më të mëdha të zhvilluar nga institucionet. Të rinjtë e thjeshtë deri në 23 vjeç nuk arrijnë as të mbyllin studimet e larta, ndërsa Renido në këtë moshë krijoi kompaninë “2F CONSTRUCTION LTD” sot  RAFIN COMPANY SHPK . E nis me investimin 100 lekë dhe sot luan me miliona euro që i përfiton nga tenderat e Lali Erit dhe zyrtarët e tjerë.

Edhe pse pa eksperiencë dhe pa kapital, në vitin 2017 xhiroja vjetore shkon 1 milionë USD, ndërsa në vitin 2019 dyfishon xhiron vjetore, duke shënuar kulmin në 2020, ku ka marrë miliona euro tenderë, me procedura të dyshimta dhe klienteliste, dukshëm korruptive. Tenderët e dyshimtë reflektohen edhe në rritjen e kapitalit themeltar të kompanisë nga 100 lekë që ishte në mbi 200 mijë USD në vitin 2020. Me peshqeshet që merr nga drejtorët dhe kryetarët që nga viti 2017 dhe deri më tani, Renido Petritaj ka arritur të fitojë 80 tendera publikë me një vlerë rreth 34 miliardë lekë.

E pra, Renido e di se si lyhen muret e shkollave, ndërsa kompanitë që ofruan ta bëjnë me 100 milionë lekë më pak, nuk kanë eksperiencën e duhur për punën “specifike”.

Kujtojmë se SPAK është duke hetuar për korrupsion dhe përvetësim të fondeve disa drejtorë dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë, përfshirë kryetarin Veliaj, që hiqet sikur nuk di çfarë bëjnë ata.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abzuimbojeErion Veliajopen data albaniared flagrendi petritajShkollasiufajSkandaltender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Vokshi e kallëzoi për abuzim me fondet e Covid-19, SPAK nis hetimet për ministren Manastirliu

Vokshi e kallëzoi për abuzim me fondet e Covid-19, SPAK nis hetimet për ministren Manastirliu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26

Dashi Sot ke energji të mirë dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitohesh. Reagimet impulsive...

Lexo më shumë
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş