GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kampionë pas 16 vitesh, Boston Celtics skuadra më e titulluar në NBA

13:13 - 18/06/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampionë pas 16 vitesh, Boston Celtics skuadra më e titulluar në NBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

16 vite pritje. 16 vite vuajtje dhe sakrificë për të gjithë tifozët dhe lojtarët e Boston Celtics. Më në fund, pas shumë tentativash të dështuara, skuadra nga konferenca e lindjes ia ka dalë të shpallet kampion i NBA për herë të 18-të në historinë e saj, duke u bërë skudra më e titulluar në NBA.

Ishte pikërisht mbrëmja e së hënës, që solli triumfin e të besuarve të Joe Mazzulla.

Në ndeshjen e pestë ndaj Dallas Mavericks, vendasit e Celtics ishin asfiksues për kundërshtarin, teksa dhe nga zjarri i tifozerisë vendase, arritën të mposhtin thellë 106-88 Mavericks dhe të nisnin festen e gjelbër në “TD Garden”. Një sezon plot emocione për Celtics, por në asnjë moment nuk humbën gjakftohtësinë e një sezoni të gjatë, të mbushur me plot sfida të forta.

Jo vetëm vendi i parë në lindje, por edhe forma me të cilën heronjtë e Boston-it, si Tatum, Brown, Holiday e shumë të tjerë, bënë që Celtics të jetë dhe një herë tjetër krenaria e shumë të pasionuarëve pas këtij sporti në SHBA dhe në botë.

Në këto 16 vjet, Boston ka qenë jo pak herë afër titullit kampion në NBA, por herë mungesa e eksperiencës së lojtarëve dhe disa herë edhe mendjemadhësia në disa sfida, penguan sukseset.

Nga ana tjetër ka zhgënjim, por me kokën lart. Dallas Mavericks zhvilloi një nga sezonet më të mira të historisë së saj.

Nuk ishte Dirk Novitzki apo ndonjë protagonist tjetër i 2011-tës, por këta djem treguan se mund të shkojnë shumë larg. Nuk ishin finalet e Mavericks, por ishte një sezon i tërë për Luka Doncic që theu rekorde dhe vetëm rekorde me këtë skuadër.

Shumë pak e prisnin, pavarësisht një sezoni të rregullt impresionues, që Dallas mund të vinte deri në finalet e mëdha. Vendi i pestë në perëndim dhe ndonjëherë edhe ulje-ngritjet nuk bënë që në ekip të kishte vend për eufori.

Sidoqoftë, fituesi nuk gjykohet kurrë dhe kësisoj festa është legjitime për Celtics që fitojnë titullin e 18-të në histori dhe shkëputen sërish me një titull nga rivalët e përjetshëm të Los Angeles Lakers, që në këtë sezon kishin dritëhijet e së shkuarës.

Në Boston do të ketë festë të madhe, kishin shumë që kishin pritur tifozët. Zhgënjimet në vitet e fundit kishin bërë mos kishin shumë entuzaisëm deri në fund, por sot Celtics janë kampion.

Etiketa: Boston Celticsnba

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Shqipëria shënon për 24 sekonda, reagon Italia me dy gola

Europiani, Italia me ndryshime ndaj Spanjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com