GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria “piqet” nga vapa! Qirjo: Ndryshimet klimatike, 100 mln euro dëm ekonomik në 10 vite

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarm i kuq, Brazili përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është përfshirë nga temperaturat e larta, ku në fundjavë do të shënohen edhe disa gradë më tepër. Sipas sinoptikanëve, pritet që kjo valë të jetë e gjatë, por edhe shumë e egër. Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo, drejtuesi i Qendrës Burimore të Mjedisit ka folur për SCAN Live mbi ndikimin që sjellin ndryshimet klimatike në ekonomi. Sipas tij, sektori që preket më tepër është bujqësia, ku thatësira do të sjellë probleme.

“Vitet e fundit ndryshimet klimatike janë bërë të zakonshme, ku thatësira ka zgjatur. Periudha të tilla shumë të nxehta kemi patur edhe në muajin Prill, me temepratura mbi mesataren”- thotë Qirjo.

Ndryshimet klimatike sipas Qirjos janë reflektuar edhe në fenomenin e shtimit të përmbytjeve, madje janë po të njëjtat zona që shënojnë edhe temperaturat më të larta.

“Mund të themi që këto ndryshime prekin ultësirën perëndimore në vend, e cila është më e riskuar. Temperaturat 41-43 gradë që do të kemi në fundjavë, bien ekzaktësisht në këtë zonë gjeografike. Lagështia në ajër rritet me 7%. Temperturat e larta do të sjellin 12 gradë mbi mesataren. Pjesa e madhe e popullisë ndodhet në këtë zonë, ndaj dhe risku do të jetë më i madh, prandaj paralajmërimi duhet të merret parasysh dhe të bëhet kujdes”- thekson eksperti Qirjo.

Por, cili është impakti në ekonomi që sjellin këto ndryshime klimatike?

“Në terma afatgjatë dhe aftashkurtër mbi ekonominë, ndryshimet klimatike sjellin dëm në bujqësi, ku kërkohet ujitje intensive. Rritja e temperturave zvogëlon rendimentin edhe në punë tek njerzit.  Mund të sjell disa shifra, nga vlerësimi i ndikimit në vitet 2010-2020, dëmi ekonomik në Shqipëri nga përmbytjet është 100 mln euro, nëse do shkojmë me këto ritme, ndikimi do të jetë shumë më i madh në vitin 2050”- shton Mihallaq Qirjo.

Por kë cilëson si problematikë për ndotjen drejtuesi i Qendrës Burimore të Mjedisit?

“Ndotësi kryesor është transporti, makinat që djegin karburant, ndaj duhen ulur shkarkimet. Sektor tjetër është bujqësia, e cila nëpërmjet proceseve të kapjes së karbonit kontribuon në uljen e shkarkimeve apo të menaxhimit të mbetjeve, të cilat kalbëzohen dhe kthehen në atmosferë”-thotë Qirjo./scan

Etiketa: i nxhehti afrikan

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Media britanike bën një parashikim për rezultatin e ndeshjes Kroaci-Shqipëri

Media britanike bën një parashikim për rezultatin e ndeshjes Kroaci-Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com