GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet në BE, paralajmërim negativ për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi 

19:41 - 18/06/24
në Aktualitet, Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjedhjet në BE, paralajmërim negativ për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që nxorën në pah një ndikim të rritur të partive të krahut të djathtë në Evropë, sipas analisteve me të cilat bisedoi Zëri i Amerikës, janë paralajmërim jo i mirë për procesin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Profesorja e shkencave politike në Universitetin e Romës Federiga Bindi dhe analistja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Maria Simoenova i thanë gazetares Garentina Kraja se zgjedhjet, zbuluan një pasqyrë të zymtë në Evropë nën hijen e luftës në Ukrainë, që sipas tyre do të vazhdojë të mbesë shqetësimi kryesor i bllokut evropian që ballafaqohet ndërkohë me krizë financiare dhe retorikën e nxitur kundër emigracionit.

Ballkani Perëndimor do të jetë humbësi kryesor i realitetit të ri politik në Evropë, i dalë nga zgjedhjet parlamentare evropiane sipas analistëve.

Zgjedhjet evropiane, që u mbajtën nga 6 deri në 9 qershor, shënuan një rritje të dukshme të partive të krahut të djathtë, ndonëse partitë kryesore pro-evropiane ruajtën epërsinë.

Analistët vlerësojnë se një nga ndikimet e para pritet të jetë ndaj politikës së zgjerimit.

Profesorja e shkencave politike në Universitetin e Romës dhe në Universitetin Boulder në Kolorado, Federiga Bindi thotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor ka gati një dekadë që nuk është përparësi e politikave të Bashkimit Evropian dhe se ky orientim evropian, të cilën e quan “dritëshkurtër”, do të vazhdojë ta shoqërojë rajonin edhe gjatë pesë viteve të ardhshme të mandatit të 720 deputetëve të rinj të Parlamentit Evropian.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë humbësit e mëdhenj në tërë këtë situatë, sidomos për shkak të luftës në Ukrainë. Përpjekjet e Bashkimit Evropian për t’i integruar janë zvogëluar… Gjatë tetë viteve të fundit nuk po flitet më për Ballkanin, megjithëse ka mjaft prova se BE-ja mund të sjellë ndryshimin në këtë rajon. Ndikimi i BE-së është i dukshëm jo vetëm në Slloveni, dhe Kroaci, por edhe në pjesët e tjera të Ballkanit Perëndimor, në Bosnjë ose Shqipëri dhe në vende të tjera, shihet se sa shumë përpjekje kanë bërë këto shtete për t’u bërë anëtare të BE-së dhe fakti që Bashkimi Evropian nuk u përgjigjet dhe u jep përparësi shteteve të tjera, si Ukrainës, sinqerisht është jo e drejtë dhe gjithashtu dritëshkurtër… Evropianët janë plotësisht të hutuar nga Ukraina dhe kanë humbur perspektivën për çdo gjë tjetër”.

Ekspertja e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Maria Simeonova thotë se ndonëse partitë e djathta rritën praninë e tyre në të gjitha 27 shtetet e Bashkimit Evropian, rezultatet në Francë dhe Gjermani ishin më tronditëset, duke lëkundur pozitën e udhëheqësve të dy shteteve kryesore të bllokut, të cilët kishin një angazhim më të madh për Ballkanin.

“Franca dhe Gjermania janë lojtarë të mëdhenj në rajon dhe si dy shtetet anëtare më të mëdha, ato luajnë rol thelbësor në proceset në Ballkan, në veçanti në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë… Prandaj do të ketë efekt negativ në nismat e reja për Ballkanin Perëndimor, meqë Presidenti Macron dhe Kancelari Scholz janë dobësuar shumë në vendet e tyre”.

Analistja Simeonova thotë se rezultatet e zgjedhjeve po ashtu do të “komplikojnë procesin e zgjerimit” të Bashkimit Evropian me shtetet e rajonit dhe zbehjen e përpjekjeve për t’u angazhuar me Kosovën dhe Serbinë për të çuar përpara procesin e normalizimit.

“Do të jetë më vështirë për Bashkimin Evropian, duke marr parasysh rezultatet e zgjedhjeve, të arrijë konsensus për zgjerim. Kjo nuk do të thotë detyrimisht se nuk do të ketë vullnet politik, apo se nuk do të ndërmarrë hapa konkretë. Por mendoj se prania më e madhe e partive të krahut të djathtë në parlament u mundëson atyre të frenojnë disa nga nismat më të guximshme që duhet të bëhen në raport me Ballkanin Perëndimor”.

Profesorja Bindi thotë se mungesa e vëmendjes së Bashkimit Evropian ka lënë prapa një situatë të brishtë, përfshirë edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku blloku ka një rol me peshë si palë ndërmjetësuese për të arritur një marrëveshje normalizimi mes të dy vendeve, që sipas saj, ka mbetur pas për shkak të luftës në Ukrainë.

“Çfarë do të mund t’u ofrojë Bashkimi Evropian këtyre shteteve për të arritur paqen? Kur (ish Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine) Ashton negocioi marrëveshjen, ne kishim diçka për të ofruar, por tani është e qartë që anëtarësimi është një synim afatgjatë. Nuk kemi asgjë për të ofruar dhe kjo gjendje nuk ndihmon”.

Zonja Bindi thotë se mungesa e vëmendjes së BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor ka krijuar hapësirë për fuqi të tjera në rajon.

“Politika e jashtme është si fizika. Kur ka boshllëk, ai ka prirje të mbushet. Ka aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë që janë të interesuar ta mbushin këtë boshllëk. Rusia me tërë palën serbe, Kina është gjithandej, pastaj Turqia në mesin e myslimanëve dhe shtetet e Gjirit, që kanë investuar në Bosnjë dhe Shqipëri. Andaj (BE-ja) po humb mundësinë në oborrin e saj, në një rajon, për të cilin duhet të përkujdeset më shumë”.

Analistët thonë se rol të veçantë në dinamikën e zhvillimeve në rajon në muajt e ardhshëm do të kenë zgjedhjet presidenciale amerikane, që mbahen në nëntor, të cilat sipas tyre, mund të përcaktojnë edhe shpejtësinë e veprimeve të udhëheqësve evropianë në Ballkanin Perëndimor./voa

 

Etiketa: BEKosoveSerbiZgjedhjet europiane

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Babai plagos me thikë djalin. Detajet çfarë ndodhi në familje

Gjendet pa shenja jete një burrë në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com