GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sot përballemi me Kroacinë, ja skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/16 e Europianit

09:18 - 19/06/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot përballemi me Kroacinë, ja skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/16 e Europianit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin B të kampionatit europian “Gjermani Euro 2024”. Kuqezinjtë tanë do të zbresin në fushë në orën 15:00 “Volfsparkstadion” të Hamburgut në duelin ballkanas përballë Kroacisë.

Të dy ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin në këtë përballje për të mbajtur “gjallë” shpresat për kalimin e grupit, pas humbjeve në ndeshjen e parë, më konkretisht Shqipëria përballë Italisë me rezultatin 2-1 dhe Kroacia përballë Spanjës me rezultatin 3-0.

Ekipi kroat është dukshëm në letër favorit ndaj nesh, por futbolli ka dhe surprizat, teksa kuqezinjtë tanë nuk kanë më çfarë të humbin dhe do mundohen t’u japin tifozëve një paraqitje të denjë, pas asasj zhgënjyese përballë “axurrëve”.

Grupi është i plotë, teksa ditën e djeshme, kuqezinjtë e zhvilluan stërvitjen në stadiumin ku luan skuadra gjermane e St. Paulit, për shkak se UEFA kishte sinjalizuar FSHF-në, që stërvitja e fundit e ekipit nuk mund të kryehej në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e sotme, pasi për shkak të rreshjeve të shiut, fusha mund të dëmtohej. Ky vendim i UEFA-s ishte sigurisht për të dyja skuadrat, pasi edhe Kroacia nuk mund të stërvitej në stadium.

Trajneri Silvinho pritet të vijë me disa ndryshime në këtë ndeshje, ku në qendër të mbrojtës ka një dilemë mes Ismajlit dhe Ajetit, ndërsa mund të aktivizohet nga minuta e parë edhe Arbër Hoxha, i cili mund të zerë vendin e Seferit ose Asanit. Megjithatë, kjo do të vendoset vetëm në orët e fundit, ku tekniku brazilian jo pak herë na ka surprizuar me formacionin.

Stadiumi ka një kapacitet prej 57 mijë vendesh, ku referuar raportimeve mediatike, rreth 15 mijë tifozë pritet të jenë shqiptarë dhe pjesa tjetër kroatë.

Ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do ta luajë të hënën, më 24 Qershor, në orën 21:00 në stadiumin e Düsseldorf-it.

Por cilat janë shanset e Kombëtares së Shqipërisë për të kaluar në fazën e 1/16 të këtij Europiani, duke marrë parasysh se rivalët big të grupit, Italia dhe Spanja, sfidojnë njëra-tjetrën nesër në mbrëmje.

Skenari 1: Shqipëria fiton ndaj Kroacisë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria barazon me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Spanjë 7 pikë
2-Shqipëri 4 pikë
3-Itali 3 pikë
4-Kroaci 3 pikë

Skenari 2: Shqipëria fiton ndaj Kroacisë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria mposhtet nga Spanja dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Spanjë 9 pikë
2-Shqipëri 3 pikë
3-Itali 3 pikë
4-Kroaci 3 pikë

Skenari 3: Shqipëria barazon me Kroacinë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria fiton me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Spanjë 6 pikë
2-Shqipëri 4 pikë
3-Kroaci 4 pikë
4-Italia 3 pikë

Skenari 4: Shqipëria fiton me Kroacinë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria fiton me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Shqipëri 6 pikë
2-Spanjë 6 pikë
3-Kroaci 3 pikë
4-Itali 3 pikë

Skenari 5: Shqipëria fiton me Kroacinë dhe Italia mund Spanjën, më pas Shqipëria barazon me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Itali 6 pikë
2-Shqipëri 4 pikë
3-Spanjë 4 pikë
4-Kroaci 3 pikë

Skenari 6: Shqipëria Shqipëria barazon me Kroacinë dhe Italia mund Spanjën, më pas Shqipëria mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Itali 6 pikë
2-Shqipëri 4 pikë
3-Kroaci 4 pikë
4-Spanjë 3 pikë

Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se Shqipëria e ka mundësinë për t’u kualifikuar edhe si një prej ekipeve më të mira që do të pozicionohen në vendet e treta në grupe. Do të jenë 4 ekipe të vendve të treta në 6 grupe që do të kualifikohen për në fazën e 1/16 të këtij Europian. Gjithsesi, së pari Shqipëria duhet të marrë pikët për vendin e tretë, pasi aktualisht është 0 pikë dhe nëse arrin të marrë 4 pikë në dy ndeshjet e mbetura, kualifikimi do të ishte pothuajse i sigurt edhe si një prej ekipeve të vendve të treta më të mira.

Etiketa: KroaciShqiperi

Lajme të lidhura

Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje
Breaking Views

Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

20:13 - 06/02/26
Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar
Sport

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

15:24 - 06/02/26
Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare
Sport

Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare

11:52 - 06/02/26
Para
Nuk njihet, Dwayne Johnson transformohet tërësisht për filmin e ri

Nuk njihet, Dwayne Johnson transformohet tërësisht për filmin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë
Breaking Views

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

21:49 - 06/02/26

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur...

Lexo më shumë
KLGJ reagon për presionet ndaj gjyqtarëve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre

KLGJ reagon për presionet ndaj gjyqtarëve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre

21:35 - 06/02/26
Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

20:30 - 06/02/26
Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

20:13 - 06/02/26
Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

19:50 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com