GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nis debati gjyqësor për reduktimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

17:29 - 19/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis debati gjyqësor për reduktimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa organizatat mjedisore shqiptare thanë të mërkruën përmes një deklarate se kanë nisur në Gjykatën Administrative të Tiranës debatin gjyqësor për çështjen e reduktimit të sipërfaqes së Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Padia është ngritur nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) dhe disa organizata mjedisore ndaj Këshillit të Ministrave, Këshillit Kombëtar të Territorit, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sipas organizatës AOS, paditësit të përfaqësuar nga avokatë të Qendrës “Res Publica” dhe Studio Avokat “Meçi”, paraqitën të gjitha argumentet në lidhje me shkeljet e kryera sipas tyre për reduktimin e zonës së Nartës, duke evidentuar ndikimin e rëndë në aspektet mjedisore lokale.

Ndër shkeljet kryesore të përmendura janë ato të konventave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, ligji për zonat e mbrojtura, ligji për mbrojtjen e biodiversitetit, ligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ligji për vlerësimin strategjik mjedisor, si dhe çdo plan dhe strategji kombëtare përkatëse kombëtare ose vendore duke rezultuar në cenimin e integritetit të kësaj zone të rëndësishme kombtare dhe ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e organeve shtetërore kanë dekalruar se një nga zonat e hequra nga mbrojtja në Zonën e e Nartës nuk ishte për shkak se i mungonte vlera, por sepse qeveria kishte vendosur të ndërtonte një aeroport për t’i shërbyer turizmit në rajon dhe më gjerë.Sipas autoriteteve qeveritare në thelb projekti parashikon investim në zonën ku dikur ka qenë aeroporti i vjetër dhe janë parë mundësitë që projekti të respektojë rregullat për mjedisin.

Organet shtetërore përgjegjëse kërkuan kohë shtesë për të dorëzuar informacionin me shkrim pranë gjykatës. Ndërkohë në seancën e radhës më 10 korrik do të dëgjohen biologë ekspertë të florës dhe faunës, si dhe ekspert i sistemit GIS.

Peizazhi i mbrojtur Vjosë-Nartë është sipas vlerësimit të organizatave një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës dhe pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, korridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi në nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, “Yda Group”, e cila kishte 48 % të aksioneve , ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Në Mars të vitit të shkuar shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania Mabco Constructions, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke.
Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro.
Pak ditë më parë në një aktivitet për turizmin kryeministri Edi rama deklaroi se Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do përfundonte punimet brenda këtij viti.
“Aeroporti do të kalojë në periudhën e testit dhe certifikimeve në 6-mujorin e parë të vitit të ardhshëm, dhe do të jetë operacional në sezonin e ardhshëm turistik me një operator që vetë emri i thotë të gjitha, është aeroporti i Mynihut”, tha zoti Rama./voa

Etiketa: narta

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Para
Publikohen formacionet e sfidës midis Hungarisë dhe Gjermanisë

Publikohen formacionet e sfidës midis Hungarisë dhe Gjermanisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com