GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Sylvinho: Jemi skuadër me ambicie, ndeshjen me Kroacisë do ta kujtojmë gjithë jetën

18:01 - 19/06/24
në Breaking Views, Euro 2024, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Sylvinho: Jemi skuadër me ambicie, ndeshjen me Kroacisë do ta kujtojmë gjithë jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë pas barazimit 2-2 në Euro 2024 ndaj Kroacisë.

“Mendoj që ne bëmë një ndeshje shumë të mirë. E merituam rezultatin, kishim përballë një skuadër të jashtëzakonshme, respekte për trajnerin, lojtarët. Në bëmë mirë. Pjesën e parë kishim mundësi të shkonim dhe 2-0. Në pjesën e dytë morëm dy gola dhe pastaj arritëm të barazonim. 5 minutat e fundit do të mbeten në mendjen e të gjithë shqiptarëve.

Jemi ambiciozë, në dhoma kemi shumë lojtarë të rinj, ambiciozë që po fitojnë shumë nga kjo eksperiencë. Është e vërtetë që sot u prezantuam më mirë. Po të kishte hyrë ai topi i Manajt me Italinë, sot do të flisnim ndryshe. Kemi shumë lojtarë të rinj që po marrin eksperiencë. Të shohim ndeshjen Itali-Spanjë dhe pastaj flasim”, tha Sylvinho.

Autogoli dhe goli i Gjasulës?

Ai është një lojtar me eksperiencë. Ai është i gjatë, ka aftësi teknike. Ndeshja ishte e çmendur. Edhe ritmi i ndeshjes ishte shumë i vështirë, shumë i shpejtë. Ne deshëm ta ulnim atë. Për fat të keq, ne kishim një moment fatkeq. Ai po mundohej të mbante ritmin e ndeshjes, por ishte fillimisht e vështirë. Është e vështirë të vish nga stoli në një ndeshje që është kaq e hapur. Në fund, ai shënoi një gol që të bënte rezultatin 2-2 dhe për këtë arsye e falënderoj.

Si do e bëni përmbledhjen e ndjenjave tuaja në lidhje me rezultatin?

Kur unë kam folur me Federatën dhe me mediat shqiptare, i kam thënë se duhet t’i gëzohemi këtij turneu. Ne jemi në Europian vetëm për herën e dytë. Ajo që i kam premtuar dhe i premtoj është që do të luftojmë për çdo pikë. E kam thënë edhe më parë që kundërshtarët që kishim në grup ishin të tmerrshëm. Por ne e meritonim të fitonim këtë ndeshje. Çdo pikë është e rëndësishme për federatën, për shtetin, për kombin. Jam krenar për gjithçka. Le t’i gëzohemi këtij momenti.

A keni pritur ndoshta më shumë nga skuadra kroate?

Nëse Gjasula nuk do të kishte shënuar do të ishim të zhgënjyer. Ne pësuam dy gola në 5 minuta… Rezultati nuk është edhe aq i rëndësishëm. Për shembull Kroacia nuk luajti aq keq përballë Spanjës siç e sugjeron rezultati. Kroacia luajti mirë ndaj Spanjës, por kishte një rënie përqendrimi në ato pak minuta. U mbrojtët mirë, por është e vështirë të krijosh kur je duke mbrojtur, Në mbrojtëm në mënyrë brilante ndaj Kroacisë, për të cilën kam respekt të madh. Ato 10-15 minuta të pjesës së dytë nuk ishin aq të mira për ne”, u shpreh Sylvinho.

gijotina.com/

Etiketa: Euro 2024kryesoreKryesore1Trajneri Sylvinho

Lajme të lidhura

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham
Sport

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës
Sport

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley
Sport

Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley

18:17 - 20/12/25
Para
Iu gjet në banesë doza kokaine, arrestohet 40-vjeçarit në Tiranë

Arrestohet 26-vjeçari nga Malësia e Madhe, dhunonte sistematikisht prindërit

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com