GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Modriç i zhgënjyer pas ndeshjes me Shqipërinë: Nuk e kuptova pse…

në Breaking Views, Euro 2024, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Modriç i zhgënjyer pas ndeshjes me Shqipërinë: Nuk e kuptova pse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollisti i Luka Modriç është i zhgënjyer nga ndeshja që bëri skuadra e tij përballë Shqipërisë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Kapiteni i kroatëve, pas ndeshjes theksoi se nuk kuptonte pse skuadra ishte tërhequr në fund duke i dhënë hapësira kuqezinjve.

“Duhet të ndryshojmë diçka, në mënyrë që të mos jemi ne duke ndjekur rezultatin përsëri. Nuk është asnjëherë e këndshme, por këtu të paktën treguam se mund të kthejmë një rezultat negativ.

Në pjesën e parë, ne nuk ishim mirë, e nisëm ndeshjen edhe më keq, ata na shënuan dhe ishte e vështirë të luanim. Trajneri bëri ndryshime në pushimin e ndeshjes dhe kjo solli ndryshimin për mirë. Ne luajtëm mirë deri në 5-10 minutat kur ne u tërhoqëm për arsye që ende nuk e di. I lejuam të krijonin dy apo tre mundësi dhe ata shënuan.

Pjesa e dytë është padyshim mënyra se si duhet të luajmë. Ishte shumë mirë, por ne u ngutëm dhe humbëm topin pasi morëm avantazhin 2-1. I lejuam shumë hapësirë dhe më pas ata na ndëshkuan. Zëvendësimet na dhanë një marsh më shumë, dolëm në fushë shumë më të përfshirë dhe luftarakë. Ne bëmë presing mirë, ata nuk mund të dilnin jashtë zonës së tyre, çdo top ishte i yni.

Tani duhet të mundim Italinë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk di të them nëse një fitore dhe 4 pikë do të na mjaftojnë në raundin tjetër. Ne besojmë se mund të fitojmë nëse luajmë si në pjesën e dytë, për të mos thënë më mirë. Italia është një kombëtare e madhe, ata janë të organizuar mirë, duhet të jemi edhe më mirë. Është mëkat që u tërhoqëm dhe i lejuam një gol Shqipërisë. Çdo gjë varet përsëri nga ne, e dimë se çfarë duhet bërë”, përfundoi Modriç fjalët e tij para mediave.

Etiketa: Euro 2024Luka Modric

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Para
Xhaka udhëheq Zvicrën, publikohen formacionet e sfidës ndaj Skocisë

Xhaka udhëheq Zvicrën, publikohen formacionet e sfidës ndaj Skocisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com