GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kryeinspektori i Lali Erit blen 60 laptopë dhe tableta, 40 MLN lekë pa garë mikut të Olta Xhaçkës

15:00 - 20/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeinspektori i Lali Erit blen 60 laptopë dhe tableta, 40 MLN lekë pa garë mikut të Olta Xhaçkës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektoriati IKMT i bashkisë Tiranë vazhdon t’i bëjë qejfin vetes me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit. Pasi u blenë makina të reja dhe biçikleta elektrike, tani e ka radhën dixhitalizimi i inspektorëve! Kryeinspektori i IKMT ka firmosur një faturë 40 milionë lekë për të blerë laptopë e tableta. Mos u çudisni, se inspektorët e IKMT do t’i kenë këto pajisje të fundit brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.

Për këtë qëllim, kreu i IKMT i bashkisë Tiranë, Herion Rrapaj ka zhvilluar së fundmi një tender, që në fakt është një aferë e radhës që shtohet në listën e abuzimeve.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje pajisje kompjuterike dhe aksesorë për Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë”, ku do të blihen 60 laptopë, kompjutera, tableta dhe aksesorë, të gjithë të teknologjisë së avancuar.

 

Edhe pse duket një shpenzim i papërfillshmen në raport me shifrat e tenderëve që ka firmosur Rrapaj më parë, shohim që në procedurë kanë shfaqur interes 13 kompani.

Pra, Rrapaj ka pasur në tavolinë 13 zarfe me oferta të ndryshme për të zgjedhur më të mirën dhe t’i blinte këto tableta me një çmim sa më ekonomik. Por, gjithçka ka qenë fasadë, pasi Rrapaj dhe stafi i tij për vlerësimin e ofertave e kanë pasur të paracaktuar fituesin.

Rrapaj e ka kthyer lapsin në anën tjetër dhe i ka fshirë me gomë të gjitha ofertat, përveç operatorit fitues XPERT SYSTEM” SHPK.  Të gjitha kompanitë kanë ofruar vlerë sa gjysma e fondit limit. Por Kryeinspektori nuk pyet për paratë e shtetit. Ndoshta e ka pasur porosi nga Lali Eri t’i çojë këto lekë në drejtim të kompanisë përfituese.

Ndërsa vërejmë se 5 ofertat më  të lira, nga 16 milionë lekë në  21 milionë lekë, janë përjashtuar me argumentin se kanë gabime aritmetike në dokumente. Kjo është e drejtë, gabimet aritmetike nuk tolerohen në kontrata, por ligji kërkon që AK t’i vërë në dijeni operatorët dhe më pas t’iu japë një afat kohor për rregullimin e tyre, nëse nuk e kalojnë 2% të shumës së propozuar.

Gjithsesi Rrapaj ia firmosi dhuratën firmës “XPERT SYSTEMS”, përballë të cilës nuk kishte më asnjë konkurrent.

Open Data Albania ka ngritur sërish ‘Flamurin e Kuq’ për këtë tender, duke sinjalizuar riskun e korrupsionit.

Këtu vlen të përmendim se firma XPERT SYSTEMS me administrator dhe pronar Renald Govën është përfshirë në disa tendera të dyshimtë. Kujtojmë këtu rrëmujën që u bë për tenderin e ushqimeve dhe të maskave të Ministrisë së Mbrojtjes, në kohën e Olta Xhaçkës. Në prill të viti 2020, SPAK nisi hetimet për tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, për rezervat e shtetit, në kuadër të situatës së krijuar për shkak të COVID-19. Bëhej fjalë për prokurimin me vlerë 1.5 milion euro për ushqimet dhënë një kompanie maqedonase.

Po ashtu në këtë kallëzim përfshihen edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpk, me administrator Emir Shefitin dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k..

Më pas, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 1.03.2021 ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim të pandehurit: Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të akuzuar kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, në bashkëpunim, Sokol Zaimi për “Shpërdorim të detyrës”.

Në tenderin e hetuar nga SPAK, Gova përfitoi nga Loti 11 “Blerje materiale mbrojtëse për mbështetjen e personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19, për nevoja të SHPFA”. Procedura ishte “Negocim pa shpallje” me fond limit 41,065,000.00 lekë ose 339,380.00 euro, vlera e kontratës: 40,155,500.00 lekë ose 331,864.00 euro, fitues: XPERT SYSTEMS sh.p.k.. Por pavarësisht dyshimeve që rëndojnë mbi këtë kompani, Gova vazhdon të korrë tendera pa garë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimHerion RrapajIKMTInspektoriati IKMT i bashkisë Tiranëred falgtender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
FNSH aksion në disa lagje të qytetit, arrestohen 2 persona në Vlorë

FNSH aksion në disa lagje të qytetit, arrestohen 2 persona në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com