GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SHBA dhe BE kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

16:32 - 20/06/24
në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA dhe BE kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësues diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian i kërkuan sot autoriteteve shqiptare, që të shtojnë më tej rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Diplomatë nga shtete dhe organizata donatore, me në krye SHBA-të dhe BE-në, diskutuan sot me përfaqësues të qeverisë shqiptare për të bashkërenduar ndihmën dhe mbështetjen për Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, një fushë ku, siç u theksua në tryezën e rrumbullakët, priten rezultate më të larta.

Zëvendës shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës së SHBA-ve, Kathryn Hammand, theksoi në fjalën e saj se sundimi i ligjit nis së pari nga llogaridhënia, dhe se duhet bërë shumë më tepër për këtë detyrë të rëndësishme, në të cilën Shqipëria ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

Ajo tha se SHBA po investojnë në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, por shtoi se kjo është një detyrë që nuk mund të bëhet vetëm dhe kërkon veprime dhe përpjekje nga të gjithë institucionet dhe aktorët.

“Zyrtarë të korruptuar janë duke dhënë llogari para drejtësisë, anëtarë të krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbin pasuritë. Ky është një proces shumë i fuqishëm, që po ecën përpara, – tha zonja Hammand. – SHBA-të, – shtoi ajo, – do të vazhdojnë ta mbështesin fort Shqipërinë dhe përpjekjet e saj, të cilat janë thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Europian, çka populli shqiptar dëshiron”.

SHBA kanë dhënë në këtë fushë shumë trajnime dhe ekspertizë mbi hetimin e antikrimit, si dhe në analiza kibernetike.

Ndërsa drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasador Silvio Gonzato, theksoi në takimin e donatorëve me autoritetet shqiptare se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE përfshin luftën kundër krimit të organizuar, rendin publik, sigurinë dhe menaxhimin e integruar të kufijve dhe migrimit, të cilat janë shumë të rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe BE-së.

“Reformat në fushën e sundimit të ligjit duhet të përmirësojnë standardet dhe praktikat në krijimin e një shteti më efikas, të garantojnë mbrojtje për gjithë qytetarët dhe turistët, si dhe të garantojnë më shumë respekt për të drejtat e njeriut”, tha ambasadori Gonzato.

Ai shtoi se Shqipëria po përballet me sfida si infiltrimi i grupeve kriminale sa i takon pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ku janë identifikuar banka dhe institucione financiare të përfshira në transaksione shitblerje pronash të brendshme dhe të jashtme.

Ambasadori Gonzato theksoi se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkojnë një përgjigje të koordinuar të shumë aktorëve, duke përfshirë sektorin privat, dhe shoqërinë civile.

Shqipëria është duke hartuar një strategji kombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për periudhën 2024-30, po ashtu si edhe një ligj të ri për policinë e shtetit, që pritet të rritë profesionalizmin, integritetin, bazuar në meritat e karrierës.

Në takimin koordinues me donatorët, ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, tha se vitin e kaluar janë goditur 54 organizata kriminale, 38 nga të cilat në fushën e narkotikëve, 7 grupe në fushën e krimit ekonomik e financiar, 7 grupe në fushën e pronës dhe 2 grupe në fushën e krimeve kompjuterike, ndërsa po forcohet nga viti në vit bashkëpunimi me Europol dhe Interpol-in.

“Kemi kryer 1 mijë e 380 hetime proaktive dhe kemi hartuar në bashkëpunim me vendet partnere 80 çështje penale. 523 operacione policore u zhvilluan vitin e kaluar, nga të cilat 107 u kryen me partnerë ndërkombëtarë dhe 54 operacione të përbashkëta me Interpolin”, tha zoti Balla.

Shqipëria është duke përshtatur ligjet e saj me standartet e BE-së, ndërsa diplomatët theksuan se zbatimi i plotë i tyre është po aq thelbësor, ndaj Tirana po mbështetet edhe me fonde edhe me ekspertizë nga SHBA-të dhe BE-ja, sepse një vend më i sigurtë, sipas tyre, bëhet edhe më tërheqës për investuesit e huaj dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Lajme të lidhura

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur
Aktualitet

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26
Para
Temperatura të larta në vendin tonë, moti parashikon “surpriza” në fundjavë

Temperatura të larta në vendin tonë, moti parashikon “surpriza” në fundjavë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi...

Lexo më shumë
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com