Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, foli me optimizëm në konferencën për shtypin para ndeshjes me Spanjën. Braziliani prej një ndeshje të madhe nga kuqezinjtë, kundër një prej skuadrave më të mëdha në botë.
Në konferencën për media nga Dusseldorfi, tekniku Silvinjo u pyet edhe në lidhje me një kualifikim në fazën e 1/8 me vetëm dy pikë për kombëtaren shqiptare si një nga 4 ekipet më të mira në vendet e treta. Një barazim me Spanjën do të çonte kuqezinjtë në kuotën e dy pikëve, por për Silvinjon nuk ka kualifikim pa fitore me iberikët.
“Natyrisht siç kam thënë unë nuk kam parë asnjëherë në jetën time një trajner që shkon në fushë për të bërë një barazim. Kur luan një ndeshje e luan për të fituar. Pavarësisht nëse ke një skuadër ose jo të mrekullueshme. Por natyrisht nëse ngelen 10 apo 15 minuta të ndeshjes do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është e vërtetë që mund të kalojmë edhe me dy pikë. Por për tu kualifikuar duhet të fitojmë ndaj Spanjës. Ne shkojmë për të fituar aty.”
Sa i përket ndryshimeve në formacion, braziliani tha se ka edhe 24 orë për të vendosur, por pranoi se e ka gati 11-shen titullarë për të sfiduar Spanjën.
“Besoj e kemi gati 11 startuese por kemi edhe 24 orë të tjera. Kemi edhe një sesion trajnimi për nesër, do të flasim me lojtarët dhe do shohim gjendjen. Do të shohim. Spanja mund të shkojë në finale, ka lojtarë shumë të mirë. Ne do të shkojmë në fushë dhe do të tentojmë me lojën më të mirë të mundur. Ata janë një skuadër e mrekullueshme edhe formacioni i dytë i Spanjës mund të fitojë. Ne duhet të mendojmë ça do bëjmë ne. Spanja ka shumë opsione mund të luajë me këtë dojë dhe kur të dojë dhe të gjithë ata luajnë me shumë motivim. Shpresoj që të kemi një ndeshje të mrekullueshme dhe e dimë që çdo gjë mund të ndodhë gjatë këtyre 90 minutave.”
Pjesë nga intervista
Çfarë do të thotë për ju mundësinë për t’u kualifikuar, sigurisht duke e mundur Spanjën?
Është emocionuese dhe për më tepër është një pyetje interesante. Është e rëndësishme për familjen time. Për mua është fantastike. Spanja është skuadër brilante, do të jetë një ditë që nuk do ta harroj. Kemi përfunduar në grupin e vdekjes dhe tani na jepet një mundësi shumë e madhe kundër një prej skuadrave më të mira në botë.
Spanja do të luajë me formacionin e dytë…
E dini më mirë se unë që Spanja e ka në ADN-në e saj zotërimin e topit, ka shumë cilësi në mesin e fushës. Ka diçka tjetër, lojtarë shumë të mirë në krahë. Ka disa lojtarë shumë të shpejtë në krahë dhe qendër. Kanë shumë cilësi edhe në mbrojtje, të lejojnë shumë pak hapësira, janë të organizuar. Ka fituar me Kroacinë dhe Italinë, ka fituar grupin, për ne do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Edhe ne kemi lojtarë të mirë, mezi presim të luajmë kundër Spanjës.
Keni para në stadium Spanjën kundër Italinë…
Kam shkuar me Zabaletën, diçka planifikuar, një ditë pas ndeshjes sonë. I njohim të gjithë kundërshtarët tanë, është një skuadër që impresionon, ka lojtarë shumë të mirë. De la Fuente ka bërë një punë shumë të mirë, sulmon dhe mbrohet shumë mirë. Në kualifikuese ka humbur vetëm një ndeshje kundër Skocisë. Lojtarët e mi janë të guximshëm dhe do të japin gjithçka në këtë ndeshje të fundit. Çdo gjë mund të ndodhë gjatë 90 minutave, do të futemi në fushë për të bërë më të mirën.
Keni kaluar në epërsi në dy ndeshjet e para, çfarë ju ka munguar për të fituar?
Është diçka e madhe të shënosh i pari, ky është eveneti i dytë i madh dhe lojtarët po përmirësohen. Ka të bëjë me përvojën dhe ballafaqimet në gara të mëdha dhe me skuadra të mëdha. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, në menaxhimin e fazave të lojës. Nëse do të bëjmë perfomancën më të mirë, mund të arrijmë rezultatin e duhur.
A jeni u lumtur që po luftojmë për kualifikimin në grupin e ferrit?
Jam i lumtur, patjetër, shumë njerëz para pesë muajsh kanë menduar se do të pësojnë katër pesë gola, e ndeshja e fundit s’do të kishte asnjë vlerë. Jam i lumtur për punën që kemi bërë dhe që jemi në këtë grup të vdekjes. Jam i kënaqur me lojtarët e mi, kemi bërë çdo gjë që kemi mundur. Vazhdojmë të ëndërrojmë.
A është ndeshja më e rëndësishme si trajner e ndoshta edhe si futbollist?
Jam ende i ri, është një ndeshje me shumë rëndësi dhe nuk do ta harroj. Luajmë kundër Spanjës së vendit të parë. Jam gjysmë spanjoll gjysmë brazilian. Nëse kjo është më e rëndësishme, situata mund ta bëjë të tillë. Pas barazimit me Kroacinë ishte ajo, ndoshta mund të bëhet kjo me Spanjën.
Cilën skuadër konsideroni favorite?
Nuk kam arritur të shoh shumë ndeshje. Kam parë Spanjën me Italinë, kemi punuar për orë të tëra, stërvitje, udhëtime. Spanjën e kam parë, por jo ndeshjet e tjera. Vetëm 10-15 minuta mes Holandës dhe Francës. Sigurisht, nëse do të duhet të them emra, Spanja sigurisht, Italian dhe Kroacia gjithashtu.
Shqipëria mund të kualifikohet edhe me dy pikë….
Natyrisht siç kam deklaruar më parë, unë në karrierën time nuk kam parë një trajner që shkon në fushë për barazimin. Nëse ke një skuadër të mrekullueshme luan për të fituar, por varët nga çfarë ndodh gjatë ndeshjes. Nëse duam të kalojmë, duhet të fitojmë. Është e vërtetë që mund të kalojmë më dy barazime, por duhet të luajmë për të fituar dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në minutat e fundit.
Është lajm i mirë apo i keq që luajnë lojtarët e stolit të Spanjës?
Ata janë një skuadër e mrekullueshme, edhe skuadra e dytë mund të luajë dhe të fitojë. Janë të motivuar, nuk mund të mendojmë se çfarë bën Spanja. Ata luajnë në nivel shumë të lartë, kushdo që është në fushë. Shpresoj të kemi një ndeshje të mrekullueshme, e dimë që gjithçka mund të ndodhë.
E keni gati formacionin?
Ne e kemi gati formacionin, por ne kemi edhe një seancë stërvitore, do të shohim dhe do të vendosim. Do të tentojmë të shfrytëzojmë mundësitë tonë për të vazhduar përtej fazës së grupeve.
Ndieni keqardhje për mungesën e Dakut?
Sikurse tha edhe Gjimshiti, jemi këtu për të luajtur futboll në një eveniment brilant, duhet të flasim për futboll. Nuk duam të shpenzojmë energji për diçka tjetër. Çfarëdo që ka vendosur “UEFA është punë e saj.
Lexo edhe:
Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur, ndaj Spanjës do bëjmë maksimumin
Discussion about this post