GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Marca” i kushton artikull Asllanit: “Mister Catering” që vendos në pjatë golat dhe asistet

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Marca” i kushton artikull Asllanit: “Mister Catering” që vendos në pjatë golat dhe asistet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një artikull special yllit të kombëtares tonë, Kristjan Asllani. Mesfushori i lindur në Elbasan në vitin 2002 konsiderohet nga “Marca” si “motori” i Shqipërisë, që sonte në mbrëmje do të sfidojë pikërisht Spanjën në Dyseldorf në ndeshjen e tretë në grupin B.

Një takim me historinë për Shqipërinë, ndonëse rruga kalon përmes skuadrës që më shumë ka bindur në këtë edicion… Spanja. “Marca” kujton se mesfushori nuk harron se nga vjen dhe as që vetëm tre vite më parë, teksa festonte fitoren e Italisë në “Euro 2020” (Europiani u luajt në vitin 2021), po shërbente tavolinat në festivalin “stringozzo alla tape senesë” në Itali. “Më pëlqejnë festivalet dhe të jem kamerier. Vrapoj me karrige i djersitur dhe mes mushkonjave për t’u sjellë ushqim banorëve të qytetit, turistëve dhe njerëzve që vijnë masivisht nga zonat e afërta”, kujton ai në “Cronache di spogliatoio”.

“Unë u rrita në Buti dhe nuk do ta ndryshoja për tërë botën. Sa herë që mundem, kthehem – thotë ai, duke iu referuar qytetit të vogël në Toskanë ku mbërriti kur ishte vetëm dy vjeç. Dhe fillimet nuk ishin të lehta – Babai erdhi në Itali me një varkë dhe më tregon se sa e vështirë ishte jeta në Shqipëri. Nëna ime kishte 18 vjeç dhe nuk ishte e lehtë. Ata vuajtën shumë dhe çfarë bënë për mua dhe për vëllain tim Leonardo, i cili është 13 vjeç, është e paçmueshme: ndihem sikur nuk mund t’ia kthej, por përpiqem”, rrëfen ai për “Corriere dello Sport”.

Papritur jeta e tij mori një kthesë rrënjësore. Vetëm 13 ndeshje si titullar në elitën e futbollit italian dhe dy gola kundër Interit – një me ekipin rezervë dhe një tjetër në Serinë A – i dhanë mundësinë të largohej nga Empoli dhe të nënshkruante për zikaltrit në këmbim të 10 milionë eurove.

“Kur mora mesazhin nga Havier Zaneti, për pak sa nuk më ra të fikët”, siguron ai.

“Kur firmosa për Interin e çova të gjithë familjen time në Milano. Nëna ime punonte në një fabrikë ëmbëlsirash dhe babai im punonte në një fabrikë uji. Në verë ai kaloi gjithë ditën në diell: tani jeta e tij ka ndryshuar”, tregon mesfushori kuqezi. Ky admirues i Kakasë punon si aktor dytësor për Interin, me të cilin ka fituar titullin, por me Shqipërinë ka një rol udhëheqës. Tani ajo që “Mister Catering” vendos në pjatë janë golat dhe asistet.

“Ai është rritur shumë dhe është shumë i fortë mendërisht. Ai e ka kuptuar që jeta nuk të jep asgjë”, është shprehur trajneri i tij te Shqipëria, Silvinjo. Mund të priste thirrjen nga Italia… por ndihet krenar që ka zgjedhur Shqipërinë.

“Gjaku im është shqiptar, në shtëpi flas herë pas here gjuhën dhe gjyshërit e mi mbajnë gjallë rrënjët e mia. Nëse jam në Tiranë me kombëtaren shkoj t’i shoh”. Tani është në Gjermani, por shpreson që t’i japë atyre (gjyshërve) në distancë një fitore ndaj Spanjës dhe pse jo edhe një vend në turin e dytë. Të ëndërrosh është falas.

Etiketa: asllanimarca

Lajme të lidhura

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
Para
Dështimi kronik i Maturës/ Publikohet online teza e provimit të Gjuhës së Huaj

Matura bitiset siç nisi, publikohen edhe tezat e lëndëve me zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, ka dalë publikisht në mbështetje të kapitenit të Portugalisë pas largimit të tij nga grumbullimi...

Lexo më shumë
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com