GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rrezatimi 20 herë më i lartë”, si zv/drejtoresha e QSUNT-së ‘mbyti’ skandalin e aparaturës së kobaltit – Dosja

14:24 - 25/06/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rrezatimi 20 herë më i lartë”, si zv/drejtoresha e QSUNT-së ‘mbyti’ skandalin e aparaturës së kobaltit – Dosja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen e “Onkologjikut”, Prokuroria e Tiranës po heton dhe zv/drejtoreshën e QSUNT-së, Brikena Qirjazi, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik  për akuzën “Shpërdorim të detyres’.

Emri i saj del në lidhje me aparaturën e Kobalto-Terapisë për trajtimin e të sëmurëve të  diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Në dosje evidentohet se që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje” informoi prokuroria.

Për efekt të hetimit, prokurori i çështjes ka marrë dëshminë e një prej mjekëve të Spitalit Onkologjik në lidhje me shqetësimin që ai kishte ngritur për praninë e rrezeve të kobaltit në ambiente të brendshme, tërësisht të pambrojtura.

Debati i tij me drejtuesit e QSUT, sidomos nëndrejtoreshën Brikena Qirjazi, ka vijuar për rreth një vit por nuk ia ka dalë t’i bind që aparaturat të zhvendosen në ambiente të sigurta dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet pasi po ndikonte në shëndetin e të gjithëve.

Në dosje thuhet se në momentin që i është thënë që ndodhet një burim kobalti pranë kabinetit të radiologjisë ka kërkuar të jepen të dhënat. Kjo i është refuzuar nën pretekstin e informacioneve të rezervuara. Me dijeninë e tij aty ka ardhur një ekspert nga Agjencia Atomike e Vjenës pasi është bërë e mundur vënia në punë e aparatit.

“Gojarisht i është transmetuar pas matjeve të kryera me aparat ndezur dhe pa pacientë, pra në ajër, dozat nëpër korridoret e onkologjikut kanë rezultuar rreth 20 herë më të larta se norma e lejuar. 

Pas kësaj kërkoi një takim me drejtuesit e QSUT ku ti prezantohej raporti dhe të gjithë së bashku të kishin një vendimmarrje sa më të shpejtë për korrigjimin e problematikës. Kërkesa e tij ishte largimi i aparatit nga ambientet e pambrojtura në ambientet e mbrojtura dhe transformimi në një ambient ashtu siç e kërkojnë standardet normale. Mbledhja u realizua nën drejtimin e nëndrejtoreshës së QSUT Brikena Qirjazi, dhe pjesëmarrës të tjerë. Ky takim në vend që të jepte zgjidhje duke u bazuar në të vërtetën e fakteve u kthye në një gjyq ndaj mjekut dhe pyetja që i drejtohej ishte nëse ishte rrezatuar ose jo dhe kjo pyetje është bëra nga nëndrejtoreshë Brikena, e përsëritur disa herë që duhet t’i faktonte rrezatimin. Që në fillim të takimit mjeku kërkoi që mbledhja të protokollohej në mënyrë që gjithsecili të mbante përgjegjësi për çfarë do të thoshte, por pas disa minutash i rezultoi se nuk po shënohej asgjë.

Mjeku u tha hetuesve se surpriza nga ky takim ka qenë nga përgjegjësia e zyrës për mbrojtjen e rrezatimeve në QSUT, e cila nxori një letër që nuk e ka parë të arsyeshme ta lexonte e cila pretendoi që QSUT ishte licencuar që mund të magazinonte mbetjet radioaktive. Meqenëse mbledhja nuk po protokollohej, nuk po flitej për çështjen për të cilën ishin mbledhur, mjeku e pa të arsyeshme të largohet. 

Pas disa muajsh që ishte larguar nga Spitali Onkologjik, për shkak të mospajtimit të tij me kushtet e punës që po i afroheshin, ka marrë vesh nga kolegë që janë bërë matje nga të huajt dhe është lënë një procesverbal i cili dorëzohet në drejtorinë e QSUT dhe ka rezultuar ambient i papërshtatshëm as për punë dhe as për mundësi transformimi për bunkerët”, thuhet në dosje.

Lexo edhe:

Skandali në QSUNT/ Pacientët me kancer nuk mjekoheshin, por detyroheshin të shkonin të privati – 7 masa sigurie

“Nëna është mirë, por ka nevojë për kimio… Operacioni 2 700 € te privati”/ Si mashtroheshin pacientët nga mjekët e Onkologjikut

Dosja e “Onkologjikut”/ “Doktor, pacientët kanë temperaturë”, mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht!

“5 operacione kap dhe pastaj në Maldive”, zbardhet biseda e mjekëve të Onkologjikut

Etiketa: Brikena QirjaziKryesore1QSUNT

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Dosja e “Onkologjikut”/ “Doktor, pacientët kanë temperaturë”, mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht!

Dosja e “Onkologjikut”/ "Doktor, pacientët kanë temperaturë", mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com