GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç: Shqiptarët më rrahën djalin në Gjermani

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Shqiptarët më rrahën djalin në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I zymtë doli në adresimin për popullin serb. Shkak për këtë duke se ishte një episod dhune në Gjermani gjatë kampionatit europian të futbollit. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pranoi se djali i tij Danilo, ishte i pranishëm në përleshjet fizike që ndodhën në qytetin Gelsenkirchen, në prag të ndeshjes Angli-Serbi. Ai akuzoi tifozët shqiptare se ia dhunuan djalin, që shoqërohej nga huliganë, duke e qëlluar me shishe birre dhe karrige.

“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe. Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”, tha Vuçiç.

“Kasetën” e propagandës nuk ngurroi sërish ta luante, teksa përsëriti kërcënimin imagjinar që përbën Kosova, sipas tij, për sigurinë, politikën dhe njerëzit serbë. Vuçiç tregoi se në Bruksel nuk po shkon me mendje për një dialog konstruktiv.

“Do të mundohemi të bëjmë gjithçka që të zgjidhim problemet dhe gjërat me dialog. Unë nuk besoj në vullnetin e palës tjetër për të marrë pjesë në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, unë Kam frikë nga provokimet e tyre, por ne do të qëndrojmë të vendosur dhe seriozë.”

Presidenti serb foli sërish si një fallxhor, ndërsa paralajmëroi qytetarët dhe mbarë botën se pret që në muajt e ardhshëm situatë gjeopolitike të përkeqësohet, pasi sipas tij, po jetojmë krizën më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore. Presioni nga Rusia për armët serbe që përfundojnë në Ukrainë ishte i dukshëm, me Vuçiç që hodhi poshtë akuzat. “Çfarë duhet të justifikojmë?”, u shpreh presidenti serb në reagim ndaj tërheqjes së veshit nga Kremlini, ndërsa shtroi këtë pyetje në fund: “A mendoni se armët përdoren në shesh patinazhi në akull?”.

Etiketa: Aleksandar VuçiçSerbi

Lajme të lidhura

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja
Breaking Views

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia
Kosovë & Rajon

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia

08:52 - 30/07/26
Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë
Aktualitet

Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë

08:15 - 30/07/26
Para
Hetimet/ Paratë e incineratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt në Zvicër

Hetimet/ Paratë e incineratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt në Zvicër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com