GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Gërvalla takon presidentin e Komitetit të Ministrave dhe David Cameron

21:41 - 25/06/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Gërvalla takon presidentin e Komitetit të Ministrave dhe David Cameron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj nga Mbretëria e Bashkuar, David Cameron në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla këtë takim me Cameron-in e ka realizuar në “Place Guillaume II” pasi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut me ftesë të Dukës së Madh.

“Së bashku me ​​Ministrin e Jashtëm Britanik, Lord David Cameron në Luksemburg në ‘Place Guillaume II’ pas ceremonisë së Ditës Kombëtare të organizuar nga Duka i Madh”, ka shkruar Gërvalla, në platformën “X”.

Në këtë ditë të shënuar për Luksemburgun, Gërvalla e uroi Dukën e Madh për Ditën Kombëtare, duke theksuar “miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë takimit me Presidentin i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis, me të cilin ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Gërvalla, e cila po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, gjatë takimit me Landsbergis, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE.

“Përmbyllja e procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, njëherit, President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis”, thuhet në njoftimin e MPJD, nga takimi i gërvallës me Landsbergis.

Më tej thuhet se, gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla, e shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ambasadori Lulzim Hiseni e uroi ministrin Landsbergis për marrjen e Presidencës së Këshillit të Evropës dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen që Lituania i ka dhënë Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Më tej Ministrja Gërvalla theksoi se, ashtu siç ka konfirmuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe ofroi bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me qëllim që sa më parë të mund të mblidhet Komiteti i Ministrave për të marrë vendimin historik për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim,

 

gijotina.com/

Etiketa: KIEKosovaKryesore1

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
Ministrja Koçiu bëri “të paditurën”, KLSH e njoftoi se Onkologjiku e mbante në kuti pajisjen e re

Ministrja Koçiu bëri "të paditurën", KLSH e njoftoi se Onkologjiku e mbante në kuti pajisjen e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com